MENU
klinika

Analiza

Perëndimi e ka “halë në sy” Lukashenkon, por Putini…

30.05.2021 - 18:22

Presidenti rus Vladimir Putin e çoi të shtunën njeriun e fortë të Bjellorusisë Alexander Lukashenko për një udhëtim me anije kur u u takuan për ditën e dytë të bisedimeve mes protestave mbi vendimin e Minsk për të detyruar një aeroplan të ulej javën e kaluar dhe të arrestojë një bloger disident.

“Dje ishte dita e bisedimeve zyrtare dhe sot është joformale,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov në lidhje me takimet në Soçi, një qytet në Detin e Zi.

Diskutimet e së shtunës ishin më ‘informale “dhe djali i Lukashenkos, Kolya, u bashkua me dy udhëheqësit për mëngjes

Putini dhe Lukashenko përfituan nga “moti i mirë” dhe shkuan “në një udhëtim me anije”, vazhdoi zëdhënësi.

Bisedimet e së shtunës kishin në qendër bashkëpunimin ekonomik dhe pandeminë e koronavirusit, sipas Peskov.

Putini ishte i etur të tregonte mbështetjen e tij të vjetër për aleatin në kundërshtimin e fundit me Perëndimin.

Të Dielën e kaluar, Minsk detyroi një aeroplan të Ryanair, i cili ishte rrugës për në Lituani, të ulej në kryeqytetin Bjellorus, ku autoritetet arrestuan Raman Pratasevich, një bloger kritik ndaj qeverisë së Lukashenkos dhe të dashurën e tij 23-vjeçare.

 

Perëndimi që atëherë ka hedhur poshtë vendimin për të detyruar avionin të ulet.

Shtetet e Bashkuara të Premten njoftuan masa ndëshkuese që synojnë regjimin ndërsa Brukseli u kërkoi transportuesve me bazë në BE të shmangin hapësirën ajrore Bjelloruse.

Putini dhe Lukashenko nuk iu shmangen ngjarjeve të së Dielës së kaluar.

“Lukashenko i dha homologut të tij informacion të detajuar në lidhje me atë që ndodhi në bordin e avionit Ryanair,” konfirmoi Peskov.

Kremlini nuk ishte “indiferent ndaj fatit” të së dashurës së blogerit të ndaluar, Sofia Sapega, një shtetase ruse, shtoi zëdhënësi.

Ndërkohë, u konfirmua se Rusia do të ecë përpara me një këst të dytë të një kredie prej 1.5 miliard dollarësh (1.23 miliardë euro) për Bjellorusinë.

Moska i dha Minsk 500 milion dollarë të parë tetorin e kaluar, që synon stabilizimin e fqinjit të saj, me këstin e dytë që do të merret para fundit të qershorit, njoftoi si agjencitë e lajmeve RIA dhe Interfax.

Përkthyer dhe përshtatur nga DW/konica.al