Nga Luce McGee, CNN
Historia tronditëse e një disidenti bjellorus, avioni i të cilit u rrëmbye pas një urdhri të Lukashenkos ishte një mesazh për kundërshtarët e tjerë të Presidentit: askush nuk është i sigurt.
Roman Protasevich u arrestua në Minsk, kryeqytetin Bjellorus, pasi avioni Ryanair 4978 devijoi rrugën pas një alarmi fals për bombë. Ai është akuzuar për “organizimin e trazirave masive që shkelin rendin publik”, përmes kanalit të tij në Telegram.
Ai ka rrëfyer akuzat në një video të cilën mbështetësit e tij besojnë se është bërë për shkak të kërcënimeve të udhëheqësit bjellorus. Jeta ka qenë e vështirë për disidentët Bjellorusë që nga zgjedhjet e vitit të kaluar, në të cilat Lukashenko, shpesh i cilësuar si diktatori i fundit i Europës, pretendoi se kishte fituar mbi 80% të votave, raporton abcnews.al
Në të gjithë vendin janë zhvilluar protesta masive pasi shumica besonin se zgjedhjet ishin manipuluar. Tre nga gratë që kundërshtuan Lukashenkon janë larguar nga vendi për shkak të frikës.
“Askush nuk mund të ndihet i sigurt në Europë,” tha për CNN në fillim të kësaj jave Franak Viacorka, një këshilltar i Svetlana Tikhanovksya, një prej atyre personaliteteve të opozitës.
Duke folur nga Lituania, Viacorka tha në një intervistë se edhe Vilnius, ishte kërcënuar me vdekje dhe nuk ndihej i sigurt.
“Ky regjim nuk ka kufij. Unë kam një aplikacion të veçantë i cili u dërgon sinjal miqve dhe familjes sime nëse më ndodh diçka.”
Ndërsa rrëmbimi i avionit është në vetvete një akt i pazakontë, ky lloj represioni transnacional është gjithnjë e më i zakonshëm në një botë ku autoritarët kanë më pak frikë nga pasojat.
“Shtetet autoritare mund të etiketojnë dikë si terrorist, pastaj të rekrutojnë zyrtarë të ligjit lokal për t’i arrestuar dhe dëbuar,” tha Nate Schenkkan, bashkëautore e raportit të Freedom House.
Schenkkan tregon rastin e Roohollah Zam, një aktivist iranian i cili u rekrutua nga Franca në Irak dhe më pas u rrëmbye dhe ekzekutua në Iran, raporton abcnews.al
“Ky rast është i rëndësishëm që duhet mbajtur mend pasi edhe ai gjithashtu ishte duke operuar një kanal në Telegram duke shpërndarë informacione edhe kur ishte jashtë shtetit. Regjimit nuk i pëlqente diçka e tillë.”
Raporti gjithashtu thekson rastin e Paul Rusesabagina, një kritik i profilit të lartë të presidentit Ruandës Paul Kagame. Familja e Rusesabagina beson se ai ishte rrëmbyer nga Dubai në gusht të vitit 2020, raporton abcnews.al
Freedom House zbuloi se represioni ndërkombëtar po bëhet një fenomen normal, duke theksuar se shumë qeveri po përdornin të njëjtat metoda për të sulmuar kritikët e tyre jashtë vendit. Këto metoda varionin nga arrestimi deri në kërcënime në internet. Në mënyrë alarmante, ajo thotë se “pasojat për shtypjen transnacionale aktualisht janë të pamjaftueshme për të parandaluar abuzimin e mëtejshëm”.
Këto tendenca të shtypjes dhe pasojat e pamjaftueshme nuk kanë kaluar pa u vënë re nga disidentët diku tjetër. Dhe për shumë njerëz, çështja në Bjellorusi ka ngjallur frikë, raporton abcnews.al
“Me Kinën dhe Rusinë që promovojnë me zell autoritarizmin, udhëheqësit kanë më shumë besim te shkelja e të drejtave të njeriut”, sipas Nathan Law, një aktivist i të drejtave të njeriut në Hong Kong, i internuar në Londër.
Law është një nga gjashtë aktivistët që policia e Hong Kongut ka lëshuar një urdhër arresti sipas ligjit të diskutueshëm të sigurisë kombëtare, i cili pretendon juridiksion në të gjithë botën dhe lejon ekstradimin në territorin kinez.
Tatyana Margolin, drejtoreshë për Fondacionin e Euroazisë mendon se autoritarizmi është një koktej dhe një indiferencë në rritje e udhëheqësve të kombeve demokratike.
“Ne mund të themi me siguri se batica autoritare ka lëvizur në të gjithë botën, duke përfshirë edhe SHBA-në nën presidencën e Trump”, sipas Margolin.
“Qytetarët në Perëndim shqetësohen më pak për gjendjen e emigrantëve tani, kështu që janë më pak të detyruar të kenë simpati për njerëzit që kërkojnë një vend për të jetuar. Kjo ka çuar në rritjen e vështirësive në politikat e imigracionit dhe në këtë mënyrë njerëzit janë më të lehtë për t’u shënjestruar,” shton ajo.
Miqtë e Trump në Rusi dhe Arabinë Saudite kanë qenë fajtorë për disa nga shembujt më të keq të shtypjes transnacionale gjatë viteve të fundit, raporton abcnews.al
Kombe të shumta perëndimore, përfshirë SHBA-në, vendosën sanksione ndaj kompanive dhe individëve rusë dhe dëbuan diplomatët rusë pas sulmit në Salisbury, pas dyshimeve që dy rusë tentuan të vrisnin në vitin 2018 ish-spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij në qytetin anglez të Salisbury.
“Unë nuk mendoj se fjalët siguri ose paqe zbatohen për këdo që është opozitë në Rusi”, tha për CNN Vladimir Kara-Murza, një politikan rus i opozitës i cili është helmuar dy herë në Moskë në pesë vite.
Vladimir Ashurkov, një figurë e njohur e opozitës, thotë se “situata me Roman Protasevich është ndoshta makthi i çdo disidenti”. Ai gjithashtu tha se nuk ka “asnjë dyshim që shërbimet ruse të sigurisë janë të afta të kryejnë atentate”.
Incidenti më i madh dhe i diskutuar gjatë viteve të fundit ishte ndoshta vrasja e disidentit saudit Jamal Khashoggi në Turqi në 2018. Sipas disa raporteve, besohet se rrethi më i afërt i Princit të Kurorës Mohammed bin Salman ka vrarë gazetarin por deri më tani nuk është marrë asnjë masë kundër njeriut më të fuqishëm të Riadit.
Ish Presidenti Trump u kritikua për faktin se nuk mori parasysh zbulimin e CIA-s që bin Salman ishte ai që urdhëroi vrasjen. Ali Al-Ahmed, një disident i profilit të lartë me qendër në Uashington DC, thotë se ai shmang udhëtimet nga frika se mos vritet, raporton abcnews.al
“Kjo i ndodhi Jamalit dhe mund të më ndodhë mua,” ka deklaruar ai duke shtuar se udhëtimi në vendet e tjera arabe nuk është një opsion sepse ai ka frikë se dikush mund ta spiunojë te qeveria Saudite.
Pavarësisht situatës së mjerueshme në të cilin jeton Al-Ahmed, ai thotë se “ne duhet të jemi realistë”. Ai ka thënë se edhe vendet si SHBA dhe Britania, të cilat e cilësojnë veten si mbrojtëse të të drejtave të njeriut, duhet të kenë një marrëdhënie “pragmatike” me Arabinë Saudite.
“Nëse ata fitojnë diçka nga vendosja e sanksioneve mbi Mohammed bin Salman, ata do ta bëjnë këtë. Nëse kanë nevojë të ruajnë këtë marrëdhënie, ata do të bëjnë një zhurmë të madhe por do të vendosin sanksione të padëmshme”, shton ai.
Çfarë duhet të bëjmë për t’i bindur qeveritë perëndimore që të veprojnë? Tani për tani, shumë pak. Trendi i mbrojtjes së qytetarëve vetëm brenda vendit ka ekzistuar për disa kohë dhe pandemia nuk ka bërë asgjë për të ndryshuar situatën.
“Ne po shkojmë drejt një pikëpamje tjetër botërore të përqendruar në politika që janë më të interesuara për sigurinë kombëtare sesa refugjatët,” shpjegon Schenkkan.
Ky mendim nacionalist do të thotë se është më e vështirë t’i bësh njerëzit të kujdesen për gjërat që u ndodhin njerëzve të tjerë. Margolin beson se arrestimi i gazetarit do të harrohet shumë shpejt.
“E githë bota është e zemëruar por sa do të zgjasë? Do të zëvendësohet nga një histori tjetër dhe gjërat në Bjellorusi do të kthehen në normalitet.
Komuniteti ndërkombëtar duhet të qëndrojë pranë njerëzve në Bjellorusi dhe t’i sigurojë që ata do të jenë të sigurt. Situata me të cilën po përballen disidentët politikë që jetojnë në mërgim nuk ka gjasa të përmirësohet së shpejti.
Derisa udhëheqësit perëndimorë të mbajnë qëndrim kundër vendeve si Kina, Arabia Saudite, Rusia dhe shumë të tjerë, përfitimet e arrestimit të një kundërshtari politik për arsye të brendshme do të tejkalojë rrezikun.
Dhe, fatkeqësisht kjo ndikon më shumë te njerëzit, dhe nuk do të ndodhë derisa vendet demokratike të vendosin interesat ekonomikë dhe strategjikë përpara të drejtave të njeriut.