Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2,325 testime, kemi 123 të shëruar dhe nga të gjitha testimet janë 6 raste të reja. Fatkeqësisht kemi 1 humbje jete në 24 orët e fundit dhe ai është një 70-vjeç nga Kolonja.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Kamëz, Prrenjas.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Kolonja, 70 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 39 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 123 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,431 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (31 Maj 2021)
Raste të reja ditore 6
Të shëruar në 24 orë 123
Të shtruar në spitale 39
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,325
Testime totale 720,021
Raste pozitive 132,315
Raste të shëruara 129,431
Raste Aktive 433
Humbje jete 2,451
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 152
Korçë 67
Shkodër 62
Berat 33
Elbasan 27
Lezhë 25
Vlorë 22
Gjirokastër 15
Fier 9
Durrës 9
Kukës 8
Dibër 4
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.