MENU
klinika

Ndryshimet në ligj

Ja veprat e korrupsionit të cilat SPAK nuk do t’i marrë më përsipër

01.06.2021 - 11:42

Pas ndryshimeve që hynë në fuqi të shtunën dhe ndryshimeve të tjera në lijg nga sot veprat e korrupsionit me pesë mijë lekë i hiqen SPAK.

Tashmë vepra të tilla do të kalojnë në prokurori të juridiksionit te zakonshëm.

Ky propozim ishte bërë më herët nga vetë SPAK, duke argumentuar se kjo do të sillte një ulje të madhe të ngarkesës për t’u fokusuar vetëm te korrupsioni dhe krimi në nivele të larta.

Veprat penale në kompetencë të SPAK-ut

Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike (neni 244)
Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë (neni 244/a)
Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë (neni 245)
Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike (neni 245/1)
Përfitimi i paligjshëm i interesave (neni 257)
Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike (neni 258)
Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike (neni 259)
Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë (neni 259/a)
Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë (neni 260)
Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit (neni 312)
Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë (neni 319)
Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare (neni 319/a)
Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj (neni 319/b)
Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja (neni 319/c)
Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë (neni 319/ç)
Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare (neni 319/d)
Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj (neni 319/dh)
Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja (neni 319/e)