MENU
klinika

Bashkon forcat me këngëtarin e njohur shqiptar

Agron Llakaj bëhet pjesë e botës së muzikës

02.06.2021 - 09:16

Aktori i humorit, Agron Llakaj po sjell një surprizë për të gjithë fansat e tij, por kësaj here nuk ka të bëjë me botën e aktrimit.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram” ai ka bërë të ditur se po vjen me një këngë në bashkëpunim me Ylli Bakën, një copëz të së cilës e ka publikuar në rrjetin social.

Kënga i është dedikuar Memaliajt, vendlindjes së tyre. Surpriza do të jetë gati për pak ditë dhe padyshim se të gjithë do të kërcejnë nën ritmet e saj.

“Me Ylli Baka…edhe pak ditë dhe “Miniera e floririt” është gati… Këngë për vendlindjen tonë Memaliaj. . Ju uroj një muaj të mbarë për të gjithë! Shëndeti mbi gjithçka!”

Kujtojmë se disa muaj më parë, Agron Llakaj ka fituar betejën me Covid-19, së bashku me bashkëshorten e tij, Kostandinën. Aktori rrëfeu se sëmundja kishte qenë relativisht e moderuar për ta dhe se ja dolën mbanë falë mjekëve e kujdesit të vajzës së tyre, Alkidës.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Llakaj i bëri një dedikim mjaft romantik bashkëshortes së tij për 60-vjetorin e saj. Agroni ka publikuar në Instagram një foto me bashkëshorten, ku të dy shfaqen përkrah nipave e mbesës së tyre.

“E si mund te filloj Dhjetori ndryshe?! Ne ditelindjen tende shume urime zemre,e dashur Kostandina ! Per buqete zgjodha kete foto ,kane gjithe freskine dhe bukurine e luleve me arome biri…,Adea,Teos dhe Brus . Gezofsh dhe per 100 ! Nuk festojme dot sic do deshironim…,por do pime dolli zemre e dashurie…,le te dehemi ! Gezuar Kostandina 60 vjetorin!”, shkruan Llakaj.