MENU
klinika

Mbrojtësi i Kombëtares

Hysaj duhet të zgjedhë: Me Sarrin apo Gattuson?

02.06.2021 - 17:10

Maurizio Sarri dhe Lazio duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi. Trajneri ngulmon në projektin teknik që do të zbatohet. Në aspektin financiar, distancat janë zvogëluar. Kërkesa e Sarrit është rreth 4 milionë euro, Lazio ofron 3 milionë si pjesë fikse dhe bonuse.

Po aq delikate është çështja teknike. Samiti mes trajnerit dhe Igli Tares për planifikimin e lëvizjeve në merkato do të përfundojnë në javët e ardhshme. Sarri i shpjegoi Tares nevojën për të bërë të paktën pesë përforcime, mes tyre edhe një mbrojtës të majtë. Tekniku ka sugjeruar Elseid Hysajn.

Shqiptari çlirohet nga Napoli, prandaj përfaqëson një objektiv të mundshëm. Hysaj ka marrë oferta nga jashtë Italie, por do të ishte e lumtur të kthehej në punë me Sarrin, i cili e rriti tek Empoli dhe më pas e “shenjtëroi” te Napoli.

Napoli po përgatitet për epokën Luciano Spalleti. Ardhja e trajnerit të ri në vendin e Gennaro Gattuso-s ka ndryshuar edhe planet e merkatos. Mes lojtarëve që do të largohen duhet të jetë edhe Elseid Hysaj.

Mbrojtësi shqiptar është shumë i vlerësuar në merkato. Në fakt, sipas Marca-s, tre skuadra janë gati të sfidohen për të: Betis, Fiorentina dhe Lazio. Hysaj duhet të zgjedhë tani: Sarrin apo Gattuson?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN