Romelu Lukaku vetëm nuk thotë emrin, por të enjten prezantohet trajneri i ri Simone Inzaghi. Inter do të duhet të arrijë të bëjë 100 mln euro deri në fund të qershorit dhe për këtë arsye po përpiqet me të gjitha mënyrat që të shesë Hakimin.
Mungon ende pak për kalimin te PSG, distanca nuk është e madhe mes ofertës dhe kërkesës. E ndërsa nga Sporting Lisbona mund të fitojë 8 mln euro për Joao Mario, priten edhe operacione të tjera të vogla.
Por, nëse Lautaro gjithashtu mund të përshëndesë nëse vjen oferta e duhur, kështu nuk mund të jetë për Lukakun. Belgu ka folur sonte nga grumbullimi dhe ka pranuar se i ka telefonuar trajneri i ardhshëm zikaltër, Simone Inzaghi:
“Po, do të qëndroj! Kam folur me trajnerin e ri që do të bëhet zyrtar së shpejti. Ndoshta nuk duhet ta them këtë që tani… por ishte një komunikim tepër pozitiv mes nesh”.