MENU
klinika

Diskutime me palën turke për turizmin farmaceutikën dhe energjinë

Ja delegacioni që shoqëron Ramën në vizitën 2-ditore në Ankara

03.06.2021 - 14:24

Kryeminisrti Edi Rama, prej ditës së djeshme po zhvillon një vizitë dy-ditore në Ankara.

Burimet bëjnë me dije se kryeministri Rama është i shoqëruar nga ministrat Blendi Klosi, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Arben Ahmetaj, Evis Kushi, Elva Margariti dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Gjate takimeve të shumta që delegacioni po zhvillon, po diskutohet me palën turke për projektet e bashkëpunimit me investitorë në fushat të ndryshme të rëndësishme si teknologjia digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji e transport.

Ditën e djeshme, Rama ka zhvilluar një takim me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan me dyer të mbyllura.