MENU
klinika

Gjatë vizitës së tij në Turqi

Rama takon distributorin e vaksinës Sinovac: Diskutuam për ndërtimin…

03.06.2021 - 16:40

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Turqi, është takuar me sipërmarrësin e vaksinave Canturk Alagoz.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Rama nëpërmjet një fotoje të publikuar në rrjete sociale.

Mbi foton e publikuar, Rama falenderon sipërmarrësin e njohur për vaksinat e dhuruara për vendin, si dhe shtoi, se u diskutua për hapjen e një filiali fabrike të vaksinave Sinovac në Shqipëri.

“PHOTO OF THE DAY
***i nderuar nga mikpritja e këtij zotërie mbresëlënës, Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës Sinovac, me të cilin pasi e falenderova me mirënjohje për ndihmën jetike, diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike…
Të shohim ”, shkruan Rama.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN