MENU
klinika

Samiti

Vendet e G7, gati për marrëveshjen për taksat teknologjike

05.06.2021 - 11:28

Ministrat e financave nga grupi i ekonomive kryesore të G7 janë të sigurt për arritjen e një marrëveshje për taksimin e kompanive shumëkombëshe në takimin e tyre në Londër.

Marrëveshja pritet të përfshijë një normë minimale globale të taksës së korporatës.

Kjo do të synonte gjigandët e teknologjisë si Amazon dhe Microsoft.

Ministri gjerman i financave Olaf Scholz tha se marrëveshja do të “ndryshojë botën”. Sipas tij një normë prej 15% do të ndihmonte në kthimin e borxheve që janë rritur gjatë pandemisë. Scholz tha se ishte “absolutisht i sigurt” se do të kishte një marrëveshje.

“Nëse ne biem dakord mbi taksimin minimal për korporatat, kjo do të ndihmojë për të dalë nga kjo garë në pjesën e poshtme që shohim me taksat sot,” i tha ai BBC.

“Kjo do të ndihmojë vendet të financojnë detyrat e tyre dhe veçanërisht pas krizës Covid dhe të gjitha paratë që kemi shpenzuarpër të mbrojtur shëndetin e njerëzve dhe për të mbrojtur ekonominë”.

Ministri francez i financave Bruno le Maire i kërkoi Irlandës, e cila ka një nga normat më të ulëta të taksave të korporatave në Bashkimin Evropian, me 12.5%, të futet “në bord”.

Një tjetër ministër i financave tha se marrëveshja do të fillojë të përcaktojë rregullat për Shekullin 21, sepse nëse demokracitë perëndimore të G7 ishin të paafta për ta bërë atë, atëherë Kina do ta bënte.

REMOTE_ADDR:[]

Individët shpenzuan lekë për pushime, bizneset shtuan depozitat

Si ndikoi sezoni veror në xhepat e shqiptarëve

Çfarë do të ndodhë me euron?

Skenarët që ‘rrëzuan’ monedhën europiane

Ministri: Rriten të ardhurat me 9 mld lekë

Prezantohet strategjia me tre shtylla për Tatimet

Banka e Shqipërisë blen 137 mln euro, rënia s’ndalet

Monedha europiane pa stabilitet, shitet 98 lekë!

Aplikimi i çmimeve të rritura të energjisë

Debate për çmimin e energjisë së furrave në orën e pikut