MENU
klinika

Nis trajnimi i stafeve mjekësore në qendrat verore

Manastirliu: Do përdoret testimi i shpejtë për të gjithë turistët…

06.06.2021 - 12:30

SHËNGJIN

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, duke ndjekur nga afër trajnimin e stafeve mjekësore që do të punojnë në qendrën shëndetësore verore në Shëngjin, ka bërë me dije 29 qendrat do të jenë gati për të ofruar shërbim 24 orë në 7 ditë të javës, duke filluar nga 15 qershori.

“E kemi nisur nga Lezha trajnimin e grupeve dhe stafeve tona, përsa i përket ndihmës së shpejtë. Duke shtuar dhe faktin që në këtë vit do të kemi edhe një shërbim të shtuar në gjithë qendrat shëndetësore verore, që është testimi i shpejtë. Ndaj dhe është duke u realizuar trajnimi, qoftë përsa i përket ndihmës së parë në këto struktura por edhe testimit të shpejtë anticovid”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se po merren masa për plotësimin e qendrave shëndetësore me barna dhe materiale mjekësore, si dhe me furnizimet e nevojshme për testin e shpejtë.

“Padyshim që përfshirja e testit të shpejtë brenda strukturave të qendrave shëndetësore vjen si një shërbim i shtuar, që do t’i vlejë shumë qoftë kapjes së hershme të rasteve me Covid, qoftë izolimit të tyre. Dhe do t’i vlejë shumë edhe sistemit të survejancës që tashmë funksionon në të gjithë territorin. Ndaj edhe furnizimi me teste të rapidit duhet të vazhdojë të funksionojë përgjatë gjithë kohës”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë ka bërë apel që qytetarët të vijojnë të zbatojnë rregullat e reja antiCovid dhe subjeket të zbatojnë protokollet e sigursë në plazhe, për mbrojtjen e shëndetit.

“Fakti që jemi duke lehtësuar masat për sezonin turistik, por edhe për faktin që pandemia tashmë është në nivele të kontrolluara nuk do të thotë të ulim vigjilencën dhe të mos respektojmë protokollet, të cilat ende janë në funksion dhe për t’u zbatuar nga të gjithë qytetarët dhe gjithashtu rekomandohet që të jemi shumë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve, qoftë sa i përket protokollit të plazheve, qoftë protokollit në bare, restorante, për të mos lejuar përhapjen e infeksionit. Pra për ta patur nën kontroll, do duhet që të jemi shumë të kujdeshsëm dhe vigjilentë”, apeloi Manastirliu.

Duke theksuar se trajtimi i stafeve mjekësore do të vijojë për hapjen e 29 qendrave verore në gjithë vendin në 15 Qershor, Manastirliu nënvizoi se nga strukturat shëndetësore po punohet në disa drejtime, si vaksinimi, hapja e qendrave verore, dezinsektimi dhe trajnimi i stafeve mjekësore, për një sezon turistik të sigurt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bie në mënyrë drastike numri i të infektuarve

Manastirliu jep lajmin e mirë: Vetëm dy persona me Covid-19…