MENU
klinika

Lihet në “arrest shtëpie” shoferi

Shembi urën e Darzezës pasi kaloi me mjet të tonazhit të rëndë

06.06.2021 - 12:37

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Luftar Panahorin, shoferi që shembi urën e Darëzezës, pasi kaloi mbi të me një mjet të tonazhit të rëndë.

Panahori u arrestua më 4 qershor, pas shembjes së urës, për “shkatërrim të rrugëve”. Shoferi kaloi në urën e rrugës automobilistike Fier-Darzezë jashtë tonazhit të parashikuar në tabelën sinjalistike.

Ura u shemb mëngjesin e 3 qershorit, ndërsa prej kohësh ishte e amortizuar. Shembja e urës ndërpreu edhe komunikimin e banorëve të fshatit me zonat e tjera përreth.

Në njoftimin e arrestimit të 52-vjeçarit Policia bënte me dije: “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve” shtetasin L. P., 52 vjeç, banues në Roskovec, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin me një rimorkiator mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep, ka kaluar në urën e rrugës automobilistike Fier-Darzezë jashtë tonazhit të parashikuar në tabelën sinjalistike, duke e shëmbur urën”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për çfarë akuzohen? (Emrat)

Marrin ryshfet, ndalohen dy mjekët në Fier


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier