MENU
klinika

Listën e kryeson Adele

Sa është pasuria e Rita Orës?

30.10.2018 - 13:30

Revista “Heat” ka bërë një listë me personat më të pasur në Britani nën moshën 30-vjeçare dhe një vend në këtë listë ka zënë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora.

Vendi i parë mbahet nga Adele, e cila vetëm gjatë vitit të fundit ka arritur ta shtojë pasurinë e saj me 13 milionë euro, duke e çuar shifrën totale në 165 milionë euro.

Vendi i dytë në listë mbahet nga Ed Sheeran me rreth 105 milionë euro, ndërsa ylli i “Harry Potter”, Daniel Radcliffe është i treti me 97.7 milionë euro.

Edhe Rita Ora gjendet në Top-30, pasuria e së cilës arrin shifrat e rreth 13 milionë eurove. E gjithë kjo në saje të projekteve muzikore si koncerteve të ndryshme anembanë planetit tokë.

Yje të tjerë në listën e më të pasurve janë të gjithë anëtarët e grupit 1D, aktorja Emma Watson si dhe aktori i “Star Wars”, John Boyega.

Theksojmë se ylli më i pasur ndërkombëtar nën 30 vjet është Kylie Jenner, e cila ka një pasuri prej 733 milionë euro.