Duke përshkuar mespërmes Lindjen e Mesme, me gjatësi 251 kilometra, formon kufirin natyror të Izraelit. Lumi Jordan derdhet në Detin e Galilesë e më pas, në jug, për të përfunduar në Detin e Vdekur.
Është i një rëndësie të veçantë për hebrenjtë, të krishterët dhe besimtarët e fesë islame, pasi përmendet në Bibël, si lumi që hebrenjtë kaluan për të hyrë në Tokën e Premtuar, por edhe si lumi ku Gjon Pagëzori pagëzoi Krishtin.
Lumi Jordan njihet gjithashtu si një vend mrekullish dhe shumë pelegrinë, deri vonë, udhëtuan në lindje për t’u pagëzuar vetë në.
Pamja e sotme e lumit Jordan është vetëm hija e historisë që ka dikur.
Vlerësohet se rrjedha e lumit është të paktën 60 për qind më e dobët sesa në shekullin e 20-të. Dikur bollshëm me ujë, sot, në disa vende vërehen vetëm gjurmët – pak më shumë se dhjetë metra gjerësi, me një thellësi të re “maksimale” modeste, prej pesë metrash. Në disa pjesë, mund edhe të kalohet.
Deti i Vdekur tashmë ka humbur një të tretën e sipërfaqes dhe niveli i ujit, çdo vit është në rënie. Arsyeja është pjesërisht avullimi i ujit, megjithatë, problemi më i madh mbetet shterimi i ujit të lumit Jordan, sa edhe shfrytëzimi i detit nga komplekset hoteliere, që pasojnë ndotje për zonën.
Shkencëtarët paralajmërojnë se lumi do të thahet plotësisht, nëse nuk merren masa paraprake. Madje, shkojnë deri aty sa paralajmërojnë që pelegrinët duhet të reshtin së pagëzuari në lumin Jordan, kjo për shkak të ndotjes, që mund të shkaktojë probleme shëndetësore.
“Tani është rrezik për shëndetin, jo ujin e shenjtë,” – është thirrja e mjekëve.