MENU
klinika

Policia monitoron me dron dhe radarë

Vetëm sot gjobiten 256 drejtues mjetesh! Apeli për të gjithë shoferët

06.06.2021 - 19:42

Shtimi i fluksit të automjeteve gjatë fundjavës ka bërë që Policia Rrugore të shtojë kontrollet.

Kështu, në hyrje të Tiranës, Elbasanit, Durrësit dhe në rrugën e Kombit kontrollet janë intensifikuar pasi fluksi i automjeteve është shtuar ndjeshëm që prej orës 16:00, që ka filluar kthimi i qytetarëve nga zonat bregdetare dhe turistike drejt Tiranës dhe Morinës.

Policia thotë se po monitorin fluksin me dron e radarë dhe alkooltestues për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

“Prej orës 16:00 janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 256 drejtues mjetesh që kryenin parakalime të gabuara apo sjellje agresive në rrugë.

Nga monitorimi me radar e dragera, Policia Rrugore në të gjithë vendin gjatë orëve të mbasdites së sotme ka pezulluar 31 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës është vënë në pranga shtetasi B.B, 55 vjeç, pasi drejtonte nje mjet taxi 8+1 në gjëndje të dehur në masën 0.94 mg/l.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ruajnë largësinë e sigurisë ndërmjet mjeteve për shkak të trafikut të rënduar, gjithashtu KUJDES, me parakalimet e gabuara, kufizoni shpejtësinë e lëvizjes sipas sinjalizimit rrugor, mos drejtoni mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, pasi shërbimet e policisë rrugore janë duke monitoruar sjelljen tuaj në rrugë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nën hetim së bashku me bashkëshorten për pasurinë

Meta sulmon sërish Dumanin: SPAK, parti e paligjshme prokurorësh

Ekspertët: Investimet s’kanë lidhje me hetimin e zyrtarëve

SPAK ‘tremb’ blerësit e pronave

Maturantët të pakënaqur nga vlerësimi!

Provimi i gjuhës së huaj, këtë vit më shumë mbetës.

Mbetet “non grata” në Britaninë e Madhe

VENDIMI: Berisha humb Apelin në Londër