MENU
klinika

"Fundi i tetorit dhe nëntori do të jetë prova e zjarrit"

Epidemiologu Alimehmeti pohon një valë tjetër të koronavirusit në vjeshtë

07.06.2021 - 13:40

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në emisionin ‘Dita jonë’ është pyetur rreth fundit të pandemisë ka thënë se fundi i tetorit dhe nëntori do të jetë prova e zjarrit për situatën pandemike në vendin tonë.

Epidemiologu pohon një valë tjetër të koronavirusit në vjeshtë por përjashton një situatë pandemike të ngjashme me vitin e kaluar. Sipas tij gjithçka do të varet edhe me procesin e vaksinimit

Ai e cilëson shqetësues variantin indian Delta dhe shprehet se nuk kapërcen imunitetin natyror dhe atë të imunizimit të plotë të vaksinave, por i shpëton goxha fort kur ke vetëm një dozë të Pfizer Për mjekun Alimehmeti alarmi nga OBSH duhej dhënë më herët dhe duheshin bërë testet pasi ka shumë asimptomaptikë. Sa i takon origjinës së viruait, ai pohon që një studim i 2016 e parashikonte një virus të tillë, por duheshin marrë masa.

I pyetur në lidhje me të vaksinuarit që rezultojnë pa antitrupa pas marrjes së dozës së vaksinës, Alimehmeti thekson se do të ketë njerëz që nuk japin përgjigje imunitare. Sipas tij kur të arrihet imunizimi i të gjithë njerëzve nuk do ketë probleme.

FJALA E POTË:

“Vjet thamë në qershor që jemi në një rrafshnaltë dhe nuk e dinim se çfarë na priste. Tani jemi në fundin e një lugine. Incidenca 5.9 për 100 mijë banorë, Greqia e ka 226 për 100 mijë banorë. Jemi shtet i vogël dhe ai respektimi i masave nuk është perfekt dhe përqindja e atyre që janë infektuar ka qenë më e lartë se në këto shtete. Edhe këto shtete janë në rënie. Vera bën të vetën vaksinimi, megjithëse është në nivele të ulëta në të gjithë botën, kryesore është imunizimi natyror. Do të ketë një valë sezonale tjetër, por duhet parë si do ecë vaksinimi dhe a do të ketë ndonjë variant që kapërcen efikasitetin.

Shtatori-tetori do jetë mirë, kurse tetor-nëntor do të jetë prova e zjarrit. Do të ketë rritje dhe sa e madhe do të jetë?

Do të ketë raste por nuk do të jetë kurrë vjeshta e kaluar. Megjithëse ai që nuk e ka kaluar apo nuk është imunizuar duhet të respektojë masat dhe të tregojë kujdes. Është shqetësues varianti indian, delta. Varianti indian ka 3 viruse të njohura. Ky duket se po dominon dhe variantin britanik, megjithëse transmetueshmëria është pak e ulët se ai britanik, nuk kemi diskutim mb faktin që të jetë më i rëndë, nuk kapërcen imunitetin natyror dhe atë të imunizimit të plotë të vaksinave, por i shpëton goxha fort kur ke vetëm një dozë të Pfizer. Kjo u testua. Ka përfitime ka dhe humbje. Kjo duhet riparë.

Nëse alarmi do të jepej herët nga OBSH dhe do pranohej herët që shumë asimptomatikë shpërndajnë sëmundjen, duheshin testet. Këto kanë qenë ngërçe. Kur kemi 3 të sëmurë pyetja është a kishim asimptomatikë, kjo ka të bëjë me origjinën dhe shpërthimin. Mbi origjinën duket që nuk ka dyshime që të jetë me origjinë natyrore. Do të jetë pikasur që në 2016, se lakuriqët e natës riprodhohen dhe riprodhojnë dhe kanë mundësi të lëvizin gjeografikisht. Është një element natyror, por si ka shpërthyer kjo është çështje tjetër. Kjo mund të jetë çarje e sigurisë laboratorike, që ia vlen të diskutohet.

Duhet parë që ku ndodhi ngërçi dhe çfarë nuk funksionoi që ta rregullosh. Shpërthimi është diçka tjetër. Ne kur themi rezultatin e një vaksine themi një mesatare dhe fatkeqësisht do të ketë edhe njerëz që nuk japin përgjigje imunitare. Kjo është arsyeja që duhet të vaksinohen sa më shumë. Por duhet parë edhe laboratori dhe a është bërë analiza e duhur.

Ka shumë elemente që duhet të shohim. Kur antitrupat i ke zero do të kesh kujdesin tënd. Do ketë njerëz që vaksinat nuk do t’i bëjnë efekt për problem të njërit apo tjetrit apo të dy, por kur të kesh të gjithë të imunizuar nuk ka problem”.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!