08.06.2021 - 17:17
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA e ka futur Shqipërinë te vendet me nivel të ulët rreziku të infektimit nga COVID.
Lajmin e ka publikuar ambasadorja Yuri Kim në rrjete sociala duke thënë se ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që duan të vijnë në vendin tonë për argëtim ose biznes.
” Që nga 7 qershori, CDC ka azhurnuar Shqipërinë në “Niveli 1: Niveli i ulët i COVID-19″. Ky është një lajm i mirë për amerikanët që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri për argëtim ose biznes. Shikoni bashkangjitur për rekomandimet e CDC”, shkruan Kim.