Nga 2821 testime në të gjithë vendin, kanë rezultuar pozitiv të infektuar me covid-19, vetëm 18 persona. Fatmirësisht edhe gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nuk ka pasur asnjë humbje jete për shkak të Covid-19.
Nga të infektuarit rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 6 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste Malësi e Madhe, 2 raste në Kavajë, 1 rast në Fier, Përmet, Bulqizë.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,761 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (09 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 25
Të shtruar në spitale 20
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2821
Testime totale 746,268
Raste pozitive 132,415
Raste të shëruara 129,761
Raste Aktive 202
Humbje jete 2,452
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 56
Tiranë 53
Berat 31
Lezhë 15
Korçë 13
Elbasan 13
Vlorë 4
Gjirokastër 4
Durrës 4
Fier 4
Kukës 2
Dibër 3