MENU
klinika

Ja KUSHTET dhe DATA

Lajm i mirë për familjarët e të dënuarëve, rikthehen vizitat në burgje

10.06.2021 - 11:11

Ministrja Etilda Gjonaj, ka lajmëruar paraditen e sotme se prej datës 14 qershor do të rifillojnë vizitat në burgje, shkruan newsbomb.al. Gjatë një takimi me krerët e Burgjeve, Gjonaj ka bërë me dije dhe kushtet që duhet të përmbushin familjarët për të takuar të afërmit e tyre të dënuar.

Si kusht për takimin e familjarëve të dënuar, të afërmit e tij duhet të vërtetojnë se janë vaksinuar, ose që nuk janë të infektuar, ose që e kanë kaluar Covid-19.

“Lehtësimi i masave kufizuese në sistemin e burgjeve do të jetë në 3 drejtime: Rifillimin e kufizuar të takimeve  me familjarët. Rifillimin e dhënies së lejeve të veçanta. Rifillimi i aktiviteteve sociale e kulturore.

Konkretisht masat e reja fillojnë nga 14 qershori për një periudhë në monitorim nga të gjitha strukturat shëndetësore. Konsiston konkretisht në: Rifillimin e lejimit të takimeve, 1 takim në muaj, me distancë, kontroll shëndetësor kur familjari duhet të paraqesë dokumentin e testit apo vaksinimit, apo teste të tjera që tregojnë se kanë kaluar COVID”, tha Gjonaj.

Prej fillimit të pandemisë, për të ruajtur shëndetin e të dënuarëve, vizitat në burgje u ndaluan.

Të miturit do të jenë më të favorizuar përsa u përket takimeve me familjarët e tyre. Ato do të lejohet të kenë 4 takime në muaj.

“Për të miturit e dënuar 4 takime në muaj. Po ashtu do të vijohet të ruhet praktika shumë e mirë e komunikimeve online me Skype. Gjithashtu do të rifillojnë dhëniet e lejeve të veçanta, të datës 22 janar 2021, për përcaktimin e procedurave të lejeve shpërblyese apo të veçanta, do jenë vetëm për rastet mortore.

Për sa i përket rifillimit të aktiviteteve, do të respektohen rregullat anticovid, për të rehabilituar dhe edukuar të dënuarit. Do të fillojnë në mënyrë të kufizuar. Të tjerat, për masat anticovid, do të vijojnë të jenë në fuqi. Ky lehtësim i masave kufizuese kërkon vëmendje maksimale nga drejtuesit, kërkohet nga ju monitorim i përditshëm për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së të dënuarve”, shtoi ministrja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Për të mbrojtur jetën e qytetarëve, jo për të ndëshkuar"

Gjonaj: Ndryshimet në Kodin Penal duhet të ishin ndërmarrë më herët