MENU
klinika

Analizë nga Gjekmarkaj: Lidershipi i opozitës nuk është një vend pune

Fitorja e Lulzim Bashës për kreun e PD dhe guri i rende mbi shpinën e tij!

11.06.2021 - 13:14

Data 13 Qershor nuk është thjeshtë një moment që përmbyll një proces elektoral të Partisë Demokratike por shumë më tepër se aq!

Prej kohesh ishte harruar shija e gares së vertete madje pak po ta cysim kujtesën gjejmë “referendume” si ai që beri Edi Rama ca vite më pare për të mos bërë garë në PS nga frika e Ben Blushit ! Por nuk është kjo më e rëndësishmja.

Shqipërisë ju pengua ndryshimi duke mos lejuar opozitën që të shndërrohej në pushtet me inxhinjeri elektorale, korrupsion, aleancë me boten e krimit dhe sanduiçizimin e “Rilindjes” me shtetin! U masakrua vala dhe fryma e ndryshimit e ngritur nga PD dhe Lulzim Basha i cili sot në kushte normale do të ishte duke formuar qeverinë !! Demokratet e dinë këtë dhe per këtë arsye kanë zemerim me përdhunuesit e votës së lirë dhe mbështetje për Lulzim Bashen i cili qortohet prej tyre veç per faktin se u dha iluzionin që regjimi mundet me votë masive !!

Këtë iluzion duket që vetë Basha e ka humbur nëse ndjekim ligjerimin e tij të fushates për kreun e PD ! Qeveria e cila ka vetëm 37 mije vota diferencë me mbi 80 mije vota të pavlefshme pas masakres zgjedhore mendon që i ka vënë demokratet me shpatulla per muri ! Gabohet rënde! Shumë shpejt do të tradhtohet në besimin e vet ! Demokratet me 13 Qershor do marrin pjese masivisht në zgjedhje dhe po kaq të shumtë do votojnë Lulzim Bashen sepse i njohin kontributin, perpjekjen dhe mundin per tu ndeshur me një regjim kriminal !

Basha është antimodeli i Edi Rames ! Ai nuk trukon sondazhe të paguara neper portale, nuk blen vota duke respektuar traditen e PD që nuk e njeh shit-blerjen e votes ,nuk perdor njëanshem numerat e telefonit të antarësise per ti dhunuar në privatësinë e tyre , nuk ulet në studiot televizive për të denigruar kundërshtaret me sterkalka dhe fjali tre gjymtyrësh! Demokratet refuzojnë çdo formë klonimi të Edi Rames në PD dhe këdo që tenton ti sherbejë atij me forma të shemtuara e të denueshme !! Çdo thirrje a mesazh që vjen nga kompani sherbimesh për ti hequr PD një traditë dhe shtuar një ves për të mbajtur gjallë debate të fabrikuara nga zyrat e Kryeministrit ilegjitim do të perbuzet !!

Lidershipi i opozitës nuk është vend pune as një rresht me shumë në CV sidomos tani por një mision historik ! Vota për Lulzim Bashen është një vote pergjeqësie po edhe një gur i rëndë mbi shpinen e tij që duhet ta mbaje për ta rindertuar PD-në në sintoni me kërkesat e shoqërisë duke shfaqur me teper guxim e me pak kujdes në luften ndaj vegjetimit , patetikes dhe parullave, duke interpretuar , nevojat e së djathtes moderne per ta shndërruar PD ne parti “mobile” sipas impaktit publik e qytetar, ku çdo kush do të vihet në diskutim e çdo gjë do të debatohet me struktura të forta e përfaqësuese, seline e saj në tempull të qytetareve dhe jo në strehe të pese zyrtarve ku Tirana dhe rrethet do te takohen në lartesine e ideve të përbashkëta progresive dhe jo në sinoret e rreme të se njejtes fotografi prej vitesh ku lexohen deklarata pa mbyllur derën për korrigjimin e gabimeve në rikompozimin e historise se PD , jo vetem si muzeum krenarie por edhe si hapesire per ndergjegjet kritike e mbi të gjitha për ti dhënë Shqiperisë normalitet demokratik, shprese e jetë në një vend që po zbrazet me ritme të vajtueshme nga presioni i një regjimi mafioz!

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”