MENU
klinika

Festa simbol e qytetit vjen me një risi

Fillojnë përgatitjet për ‘Karnavalet e Korçës’

12.06.2021 - 11:56

Korça është një ndër qytetet e para që ka rizgjuar traditën e Karnavaleve. Edhe këtë vit kanë nisur përgatitjet për festën simbol të qytetit. Në një lidhje direkte të emisionit ”Rreze Dielli”, u diskutua me Drejtoreshën e Qendrës Kulturore Blerta Belliu më tepër për përgatitjet dhe aktivitet që do të festohen nesër me çeljen e sezonit turistik në sheshin e Pazarit të  Vjetër, përcjell KultPlus.

Ndryshe nga viti i kaluar ku për shkak të pandemisë festimet ishin të pakta, këtë vit pritet që të jetë tepër ndryshe.

‘Vitin e shkuar ne nuk e humbëm Karnavalin por bëmë dicka më minimaliste ndërkohë që këtë vit i rikthehemi sërish karnvaleve të mëdha, ku vetëm në Korcë do të kemi 26 grupe me fabulat e tyre, kostumet, maskat. Ka filluar dekorimi i karnavalit në të gjithë sheshet dhe qytetin dhe pjesët e veçanta  të Korçës. Ne do të kemi edhe grupe të ftuara sepse vitin që kaloi nuk mundëm t’i kishim. Do të kemi dy trupa nga Shkupi të cilët do të vijnë me maska fantastike, do të kemi për herë të parë në karnavalë teatrin e Durrësit “ tha ajo për emisionin “Rreze Dielli”.

Ndërsa shpjegoi  tematikat dhe maskat që do mbizotërojnë këtë vit në Karnavale:

“Në këtë vend ku ne jemi sot do të jetë vendosur një harem sulltani I cili do të qëndrojë nga ora 11:00 deri në orët e mbrëmjes sepse duam që të “përqeshim” ndonjë fenomen që njerëzit most ë përqëndrohen shumë tek telenovelat por të merren më shumë me librat, ta kalojnë kohën në  mënyrë pak më të kulturuar” tha ajo.

Karnavalet këtë vit vijnë ndryshe. 

“Karnavali fillon në 10:30  me 15 grupe  të cilat janë të shpërndara në të gjithë pikat e qytetit, nuk do të kemi karnaval vetëm në sheshin qëndror” përfundoi ajo, për paradën e cila pritet të zgjas deri në orën 14:00.

Më pas  do të rikthehet sërish në orën 17:00, me një itinerar tepër të plotësuar, ku do të kulmojë më pas parada klasikë në orën 18:00, për të vazhduar me festimet “ Party Karnaval” deri në orët e vona të mbrëmjes. /shqiptarja/ KultPlus.com

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!