Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, në 30-vjetorin e Partisë Socialiste ka deklaruar dorëheqjen nga politika.
Duke folur gjatë Kongresit të PS-së, ai tha se duke filluar nga 9 shtatori, ai nuk do të ketë më asnjë post politik duke hequr dorë dhe nga mandate I deputetit që fitoi në zgjedhjet e 25 prillit.
“Unë do deklaroj fundin e karrierës time politike. Nuk ka një moment më të mirë se sa 30 vjetori i Partisë Socialiste, sot që kemi filluar mandatin e tretë qeverisës, që të deklaroj përpara jush, se në 9 shtator që fillon legjislatura e re nuk do e ushtroj mandatin që më ka dhënë Partia Socialiste dhe se nuk do kem ambicie për qenë në asnjë organ të zgjedhur nga familja ime politike. Më lejoni të falenderoj të gjithë bashkëpunëtorit” – tha Ruçi.