Bota e futbollit u trondit. Christian Eriksen, mesfushori i Danimarkës, gjatë ndeshjes ndaj Finlandës, e vlefshme për Euro 2020, u shemb papritur në fushë në minutën e 42-të të pjesës së parë. Ai pësoi arrest kardiak.
Fillimisht lojtarët e më pas stafi mjekësor për minuta të tëra i dhanë ndihmën e parë, për t’u transportuar në spital. Ndeshja u pezullua. Ankthi dhe frika përfshinë jo vetëm ata që ishin në stadium, por miliona e miliona njerëz. Më pas vjen lajmi nga federata daneze që të gjithë prisnin:
“Christian Eriksen është i vetëdijshëm dhe në gjendje të qëndrueshme, do t’u nënshtrohet testeve të mëtejshme mjekësore”. Ky lajmërim pasohet nga një tjetër i agjentit të mesfushorit të Interit: “Eriksen merr frymë dhe mund të flasë, ai është zgjuar’’.
“Christian Eriksen is out of danger, his father told me from the hospital. He’s able to speak”. Martin Schoots, Eriksen agent, just added to NOS. 🙏🏻 #prayforEriksen
Official: Eriksen conditions are stable and the match restarts at 20.30 CET.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 12, 2021
Mesazhe të shumta solidarizimi nga e gjitha bota, yjet e futbollit si Cristiano Ronaldo, klubi i Interit, shokë skuadre e shumë personazhe të tjerë shprehën mëbshtetjen për mesfushorin e Danimarkës. Pas lajmit që Eriksen është koshient, futbollistët e Danimarkës, me dëshirën e vetë Eriksen, kërkuan që ndeshja të luhej dhe UEFA vendosi të rinisë në 20:30.
Për fatin jo të mirë të Danimarkës, vendasit e humbën ndeshjen 0-1, duke humbur edhe një penallti në minutën e 74’. Gjithsesi, edhe njëherë tjetër fitoi futbolli, në gjithë aspektet.