Ndeshja Danimarkë-Finlandë nuk ka pasur futbollistin më të mirë të ndeshjes si zakonisht. Në shenjë solidariteti dhe respekti, UEFA i ka akordur titullin “Ylli i ndeshjes” Christian Eriksen.
Mesfushori pësoi arrest kardiak pak para përfundimit të pjesës së parë dhe humbi ndjenjat në fushë. Të gjithë futbollistët u shokuan nga skena, teksa ndeshja rifilloi dhe atë e fitoi Finlanda.
Pavarësisht rezultatit pozitiv, finlandezët nuk festuan, por u bashkuan me danezët për të brohoritur në kor emrin e Christian Eriksen, i cili po kalonte momente të vështira për jetën.
“Football is a beautiful game and Christian plays it beautifully,” says UEFA President Aleksander Čeferin.
Tonight’s Star of the Match is Christian Eriksen. Wishing you a speedy recovery, Christian. #EURO2020 pic.twitter.com/gJPa7P2nAx
— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) June 12, 2021
Një mesazh të veçantë e ka dhënë edhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i cili deklaroi: “Futbolli është një lojë e bukur dhe Christian e luan atë bukur’”. Po ashtu, UEFA në veçanti i uron Eriksenit shërim sa më të shpejtë.