MENU
klinika

detajet e ngjarjes

30-vjeçari goditet 5 herë me thikë në afërsi të gjykatës

13.06.2021 - 10:30

Një plagosje me thikë ka ndodhur dje në mbrëmje në qytetin e Elbasanit.

Raportohet se Enea Zylfullari 30 vjeç ka mbetur i plagosur pasi ka marrë disa goditje me thikë.

Ngjarja ndodhi si pasoja e një konflikti të çastit, në afërsi të Gjykatës së Elbasanit.

30-vjeçari është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Kirurgjik të Elbasanit nën kujdesin intensiv të mjekëve, pasi ka marrë më shumë se 5 goditje.

Autori i dyshuar i ngjarjes është një 16-vjeçar me inicialet E.P., që akuzohet për “vrasje të mbetur në tentativë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN