Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka bërë të ditur se misioni i tij si ambasador do të përfundoj në fund të këtij muaji.
Orlando këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Twitter, ku ka thënë se ky vendim është i papritur dhe se misioni i tij po përfundon vetëm pas një viti e gjysmë.
Ai ka njoftuar se do të shkoj në Libi me mision të ri.
Kjo është deklarata e plotë e ambasadorit Orlando:
Kjo vjen papritmas, por misioni im në Kosovë do të përfundojë në fund të qershorit, pas vetëm një viti e gjysmë.
Jam i përulur dhe mirënjohës për besimin e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, i cili më ka emëruar të Dërguarin e tij Special për Libinë. Në të njëjtën kohë, jam i pikëlluar që largohem nga Kosova kaq shpejt. Sapo fillova të njihesha me këtë vend të bukur dhe tërheqës.
Jam thellësisht mirënjohës kolegëve të mi në Ambasadë, partnerëve të mi ndërkombëtarë dhe posaçërisht popullit të Kosovës që më mbështetën që në momentin e parë dhe më bënë të ndihem si në shtëpinë time.
Rruga e Kosovës drejt drejtësisë, prosperitetit dhe harmonisë së brendshme dhe të jashtme është ndonjëherë me gunga, por gjithmonë e qartë. Ajo çon në Evropë, ku Kosova përket së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Jam mirënjohës që kam pasur privilegjin të jam dëshmitar, megjithëse shkurtimisht, për angazhimin e palëkundur të Italisë për këtë qëllim.
Ambasadorët vijnë dhe shkojnë, por miqësia e gjatë dhe e sinqertë midis dy vendeve dhe popujve tanë do të mbetet gjithmonë. Faleminderit!