14.06.2021 - 09:35
Një 29-vjeçar është gjetur i vdekur në një banesë të pabanuar në Shkodër.
Policia njofton se A.D, dyshohet se ka humbur jetën ditë më parë për shkak të përdorimit të drogës.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 13.06.2021, rreth orës 20:20, në një banesë dykatëshe të pabanuar në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. D. 29 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë e perdorimit të tepërt të lëndëve narkotike.
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.