MENU
klinika

"Do të insistojmë në formimin e Asociacionit"

Serbia mesazh Kosovës para takimit Kurti-Vuçiç

14.06.2021 - 10:13

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç folur para dialogut Kosovë-Serbi, duke thënë se Prishtina “po gjeneron një atmosferë jashtëzakonisht të vështirë para vazhdimit të dialogut”, raporton Gazeta Express.

Në një deklaratë për mediat serbe Petkoviç ka thënë se krejt kjo po bëhet “që Serbisë dhe presidentit serb t’i bëhet presion”.

Ndërkohë këtë të hënë pritet që të shpallet aktgjykimi ndaj Haki Rugovës

“Ju keni një presion të madh ndaj Beogradit dhe Vuçiqit, dhe nga ana tjetër mbështetje të madhe nga Perëndimi ndaj Kurtit i cili sillet në mënyrë të tillë që askush në Perëndim të mos reagojë ndaj provokimeve, fyerjeve, kërcënimeve, sepse Kosova është një fëmijë i fuqive perëndimore dhe nuk duhet të kritikohet “, deklaroi Petkoviç.

“Vuçiç tha nga zemra dje në Prohor Pcinjski – ne do të luftojmë me guxim, këmbëngulje dhe do të kujdesemi për të ardhmen e ne dhe fëmijëve tanë,” tha tutje Petkoviç.

Beogradi, sipas Petkoviç do të insistojë në formimin e Asociacionit në takimin që pritet të mbahet të martën në Bruksel.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


REL: A do të ketë marrëveshje të shpejtë?

Argumenti për Asociacionin, “në duart” e Vuçiçit