14.06.2021 - 12:25
Banorët e Visokës në Fier kanë dalë ditën e sotme në protestë pasi një kompani private u ka shkatërruar rrugën. Po ashtu, kompania u ka dëmtuar varrezat e për pasojë kanë dalë edhe eshtrat e personave të pajetë.
Në fshat kalojnë mjete të tonazhit të rëndë të kompanisë “Terra oil” të mbushura me naftë dhe dëmtojnë rrugën. Banorët kërkojnë rregullimin e rrugës.