MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

Kurti e Vuçiç takohen nesër në Bruksel. Zbardhet agjenda…

14.06.2021 - 19:02

Kryeministri Albin Kurti pritet të takohet nesër në Bruksel me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç në kuadër të çështjes për njohjen e Kosovës.

Mediat kosovare kanë publikuar agjendën e takimit të nesërm mes dy liderëve politikë. Në orën 08:20 është planifikuar mbërritja e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Joseph Borrell.

Më pas në orën 10:30 ai do të zhvillojë takime të ndara me të dy palët, fillimisht me kryeministrin kosovar Albin Kurti dhe më pas me Presidentin Aleksandar Vuçiç.

Agjenda është e ngjeshur për të dy liderët pasi në orën 11:00 ata do të zhvillojnë takim në një tryezë të përbashkët.

Pas përfundimit të këtij takimi, në 12:30 është paralajmëruar një konferencë për mediat nga i deleguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera në Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajçak.

Takimi i së martës është i pari ndërmjet presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Kurti me këtë të fundit që ky takim nuk do të shërbejë për vazhdimin e dialogut por për të ardhmen e saj.

Në anën tjetër, Vucic insiston se në Bruksel do të flasë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, gjë që Prishtina zyrtare e hedh poshtë. Gjatë ditëve të fundit duket se tensionet mes dy vendeve janë rritur.

Kurti deklaroi gjatë takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë se ka pasur polemika me kryeministren serbe Ana Brnabiç duke thënë se ajo nuk ka pranuar që Kosova të konsiderohet shtet i pavarur.

Ai është shprehur se do të ngre padi ndaj Serbisë për gjenocid në shtetin e Kosovës. Vuçiç nuk e ka pritur mirë teksa i bëri thirrje që këto kërcënime t’i kthejë në realitet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Do të insistojmë në formimin e Asociacionit"

Serbia mesazh Kosovës para takimit Kurti-Vuçiç


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!