Kanë mjaftuar vetëm pak sekonda me dhimbje të forta të ngjashme me ato të lindjes së një fëmije nga një grua dhe Michael Richardson është dorëzuar menjëherë duke tërhequr fjalët e tij.
Ai pretendonte se lindja e një fëmije ishte “e lehtë”, por pasi e provojë atë ndryshoi mendim. Richardson, i cili jeton në Gran Canaria, pranoi të jetë i lidhur me pajisjen pasi i tha gruas së tij Jodie se dhimbjet e lindjes nuk janë edhe aq të forta.
Jodie, e cila ka qenë e martuar me Michael për 12 vjet, vendosi të filmojë eksperimentin dhe ndau pamjet në mediat sociale. Në video, Michael mund të shihet duke u tronditur nga dhimbjet, ndërsa kontraktimet e simuluara rriten dhe janë më të forta.
“Epo, kam vendosur t’i tregoj se çfarë janë dhimbjet e lindjes”, dëgjohet të thotë Jodie.
Dhe bashkëshorti i saj zgjati vetëm disa sekonda para se të fillonte të tërhiqej nga elektrodat, duke tundur këmbët e duke kërkuar të ndërpritet prova e tij.