MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si t’i luftojmë alergjitë e verës?

16.06.2021 - 11:13

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si t’i luftojmë alergjitë e verës?

Mjeku: Antihistaminikët të cilët lehtësojnë teshtimat, tërheqjen e hundëve dhe kruajtjen duke ulur nivelin e histaminës në trup.
Dekongjestantët të cilët zvogëlojnë enët e gjakut në kavitetin nazal për të lehtësuar bllokimin e hundëve.
Kombinim i antihistaminikëve dhe dekongjestantëve të cilët kombinojnë efektin e të dyve.
Dekongjestantët nazalë spray të cilët veprojnë më shpejt se dekongjestantët oral dhe me më pak efekte anësore.
Spray nazal steroid të cilët reduktojnë inflamacionin.
Pikat për sy të cilat lehtësojnë kruajtjet dhe lotimin e syve.

4 këshilla për ta mbajtur polenin “nën kontroll”

Qëndroni në ambiente te mbyllura në ditët me erë, veçanërisht në mëngjes.
Pastroni filtrat e kondicionerit. Po ashtu edhe raftet në shtëpi, aty ku poleni mund të mblidhet.
Lani flokët pasi jeni kthyer nga jashtë, sepse poleni shpesh depozitohet aty.
Pastroni me fshesë me korrent 2 herë në javë, për të hequr polenin dhe pluhurin që mund të jenë grumbulluar në objekte dhe sipërfaqe të ndryshme në shtëpi.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.