MENU
klinika

"S'ka kohë për pushim"

“Po-ja” e Holandës për integrimin, Rama: Shqipëria u zhbllokua, sa mbaruan zgjedhjet!

16.06.2021 - 14:20

Kryeministri Edi Rama reagon pas vendimit të Holandës për të mbështetur nisjen e bisedimeve të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Rama shkruan në “Facebook” se ky është një lajm i mirë, ndërsa shton se e kishte thënë edhe më parë se pa u bërë zgjedhjet atje, nuk kemi çfarë presim.

Reagimi i Ramës:

LAJM TJETËR I MIRË✌️
Parlamenti hollandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim🇦🇱🤝🇪🇺
*ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua😀
Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se #SkaKohëPërPushim🏃🏻‍♂️