Dr (c). Igli Tola,
Pedagog, Fakulteti i Ekonomisë UT
Guvernatori i B.SH, z. Gent Sejko dje prezantoi kartëmonedhën e re, e cila do të fillojë të emetohet për përdorim masiv nga 30 Qershori.
. . .
Një ‘hap’ së paku i çuditshëm dhe jo koherent me realitetin; teksa si BE, SHBA, etj po marrin masa për të hequr nga qarkullimi prerjet e mëdha të kartëmonedhave të tyre respektive: 500€ (‘LEJLA) dhe $100. Si fillim, në 2019 BQE (Banka Qendrore Evropiane) stopoi prodhimin e kartëmonedhës 500€. Arsyeja ishte e thjeshtë; presioni dhe shqetësimi i ngritur ndër vite nga akademikët, agjensitë e rendit dhe ministrat e financave të Unionit prej fillim viteve 2000; se 500€ ishte bërë shumë i popullarizuara në fasilizimin e financimit dhe transfertave të trafikut të narkotikëve, trafikimit të qenieve njerëzore dhe terrorizmit.
Aq i madh ishte ky shqetësim saqë u vërtetua se Euro (respektivisht prerja 500€), ia doli në pak vite të ‘zbriste nga froni’ dollarin amerikan në rang global për posedim (përdorim) nga grupet kriminale. Nga Jakuza në Japoni, Ndrangheta në Itali, e çdo grupim tjetër në Azi, Amerikë; filluan të përdorin 500€ për tregëti dhe rrezervuar kapitalin monetare. Më lehtë lëvizen apo ruhen ‘pirgje’ prej 500€, sea prej $100. Pesha e 1 Milion dollarëve në prerje $100 është as 10 kg (9.97 kg / 22 pounds); kurse Shuma ekuivalente në kartëmonedha 500€ sa 20% (afro 2 kg / 4.4 pounds).
Që në 2010 autoritetet britanike vlerësonin se 90% e “500€” të shitura në MB ishin në duart e krimit dhe invazorëve. Një analizë tjetër e BundesBank (Banka Qendrore e Gjermanisë) zbuloi se nga 2002-2009, më shumë se 70% e “500€” të lëshuara në Gjermani shkuan jashtë shtetit, me gjysmën e kësaj sasie të zbarkuar posaçërisht në Rusi. Të njëjtën gjë po diskutojnë edhe shumë vende të tjera: Amerika dhe Australia për $100, Zvicra për 1000 Frangë, Britania me £50 etj).
. . .
E ndërsa ‘orienti’ po shkon drejt tërheqjes së ‘banknote’-ave të mëdha; ne do të fillojmë të përdorim “10.000 lekëshin” e ri. E qartë që kjo gjë ishte planifikuar që në 2019 nga BSH, po logjika e këtij veprimi nuk kuptohej as ateherë, as edhe tani.
Ose kërkojmë me çdo kusht t’ua bëjmë ‘jetën më të lehtë’ tender-xhinjve, sekserëve dhe bosëve të krimit shqiptarë; ose duam ta bëjmë Lekun (ALL) një ‘monedhë konkurruese’ në botën ‘Underground’.
PhD(c). Ll M. Igli Tola
Pedagog, Ekspert Ekonomik