MENU
klinika

"Përllogaritje"

Shkenca: U zbulua edhe çmimi i lumturisë…

18.06.2021 - 17:13

        Pyetja që na shoqëron pa ndërprerë: çfarë është lumturia?

Ndërsa diskutimi mbi ndërlidhjen e pasurisë me lumturinë, ndër më të zakonshmit në historinë e njerëzimit. “Paratë, nuk të bëjnë të lumtur”, thonë disa. “Po, por nuk mund të jesh i lumtur, as pa to”, përgjigjen të tjerë.

Por, tanimë një universitet amerikan ka vendosur të saktësojë shifrën ideale, sipas tyre, me të cilën një person mund të ndihet i lumtur, kudo në botë, nga Japonia në Francë, nga Italia në Australi.

Sipas universitetit “Purdue” në SHBA, kjo shifër është ajo e 95 mijë dollarëve në vit ose rreth 80 mijë euro. Shifra mendohet normalisht neto, si dhe pa taksa.

Për të arritur në këtë rezultat, studiuesit kanë marrë parasysh të dhënat e mbledhura nga shoqëria prestigjioze “Gallup”, që ka pyetur rreth 1.7 milionë persona nga 15 vjeç e lart, në 164 vende të ndryshme të botës.

95 mijë dollarët mjaftojnë për të plotësuar nevojat bazike kudo në botë, si një shtëpi të mirë, përballimi i qetë i shpenzimeve dhe një jetë dinjitoze.

Studiuesit evidentuan se, shifra më të larta sjellin problematika të ndryshme, me dëshira artificiale që nuk përbëjnë lumturinë vërtetë. Pra, do të ishte më e arsyeshme të mos tejkalohej kjo shifër, nëse dëshironi një jetë e lumtur…

Sipas studimit, gjinia nuk përbën ndryshim të madh në këtë rezultat, më domethënës është niveli i edukimit, pasi personat me edukim më të lartë kanë një kënaqësi më të madhe, kur arrijnë një standard ekonomik të tillë, duke u ballafaquar me një shtresë sociale me të ardhura të përafërta.

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!