MENU
klinika

Ndalimi i mohimit të gjenocidit në Srebrenicë

Rezoluta e Parlamentit të Malit të Zi, reagon presidenti serb

19.06.2021 - 09:52

Pas miratimit të rezolutës e cila ndalon mohimin e gjenocidit në Srebrenicë nga qeveria e Malitit të Zi dhe shkarkimit të një ministri për vënien në dyshim të masakrës së 8,000 myslimanëve boshnjakë nga forcat serbe në 1995, ka reaguar presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç tha se Serbia do të “vazhdojë të mbajë kokën lart” . Miratimi i rezolutës erdhi vetëm pak ditë pasi pasi ish-komandanti serb i Bosnjës Ratko Mlladiç humbi kërkesën e tij për apel dhe ku u shpall fajtor i akuzuar për gjenocid për urdhërimin e masakrës dhe u dënua të kalonte pjesën tjetër të jetës së tij në burg.

Diisa serbë nacionalistë vazhdojnë edhe sot të mohojnë që Srebrenica të ishte gjenocid.

Mlladiç konsiderohet hero nga disa serbë nacionalistë, të cilët vazhdojnë të mohojnë që një masakër ka ndodhur në Srebrenicë. Vladimir Leposavic, një politikan pro-serb në koalicionin qeverisës të Malit të Zi, tha se ai do ta njihte Srebrenicën vetëm si gjenocid “kur të vendoset pa mëdyshje”.

Duke folur për rezolutën dhe shkarkimin e ministrit, Vuçiç tha:

“Ne e prisnim një gjë të tillë nga të gjithë ata që morën pjesë në përpjekjen për të krijuar të ashtuquajturën Kosovë të pavarur dhe nga të gjithë ata që nuk e pëlqejnë faktin që Serbia po përparon më shpejt në historinë e saj. Ne e prisnim nga të gjithë ata që dëshironin të dobësonin Serbinë, por nuk e prisnim nga ata që ishin gjithmonë më afër nesh.”

Mali i Zi u shkëput nga Serbia në 2006 pas një referendumi për pavarësinë dhe është drejtuar nga një qeveri pro-BE që kishte marrëdhënie të vështira me Beogradin deri në Gusht 2020.

Zgjedhjet e vitit të kaluar në Malin e Zi bënë që Partinë Demokracia Sociale e Milo Gjukanoviç pas 30 vjetësh në pushtet të humbasë. Koalicioni përmbante një numër deputetësh të linjës së ashpër nacionaliste serbe si dhe grupe të shoqërisë civile dhe ambientalistë.

Votimi i së enjtes mbi Srebrenicën ndau koalicionin për herë të parë, me 55 nga 80 deputetë pro dhe 19 kundër.

Rezoluta e Malit të Zi u mbështet nga të tjerët në Evropë, duke përfshirë Presidentin e Parlamentit Evropian David Sassoli.

Ministri i drejtësisë i Malit të Zi thotë se komentet e gjenocidit të Srebrenicës janë marrë jashtë kontekstit

Por Kryeministri Zdravko Krivokapic kërkoi shkarkimin e Leposavic nga frika se protesta mund të dëmtojë përpjekjen e Malit të Zi për t’u bashkuar me BE

Masakra në korrik 1995 në Srebrenicë erdhi në fund të Luftës së Bosnjës 1992-95 dhe konsiderohet të jetë një nga mizoritë më të këqija në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë