MENU
klinika

Plagosje e dyfishtë në Sarandë

Qëllohet me armë zjarri biznesmeni, i lënduar mbetet…

20.06.2021 - 08:34

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 03:50 në lagjen Nr.1 të qytetit të Sarandës.

Raportohet se i plagosur ka mbetur biznesmeni Spiro Iljadhi, banues në Sarandë.

Autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të Iljadhit, që ka marrë plagë në bark.

Ndërkaq si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe turisti shqiptaro-amerikan, Mario Jani, 33 vjeç.

Ende mbeten të paqarta motivet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi i plotë

Sot, rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shpërndante kokainë në ambiente të populluara

Arrestohet efektivi i “Shqiponjave” në Sarandë


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë