MENU
klinika

Vaksinimi në burgje

Gjonaj: Deri më tani janë vaksinuar 143 të dënuar

20.06.2021 - 13:25

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka dhënë detaje nga procesi i vaksinimit të të dënuarve nëpër burgje.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ministrja tha se vaksinimi është shtrirë edhe në dy burgje të tjera, në atë të Fierit dhe tek “Mine Peza”.

“Pas IEVP “Jordan Misja” dhe “Ali Demi”, vaksinimi eshtë shtrirë edhe në IEVP Fier dhe IEVP “Mine Peza”, ku të dënuarit po marrin dozën e parë të vaksinës. Pas vaksinimit të trupës policore, do të vijojmë për të mundësuar edhe më tej lehtësimin e masave për t’iu kthyer normalitetit në institucione. Deri më tani në sistemin penitenciar janë vaksinuar 143 të dënuar.”, shkruan Gjonaj.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN