MENU
klinika

“Më lidhën në karrige për katër ditë”

Flet i arrestuar për vrasjen e Caroline: Më thoshin ‘prano krimin’!

23.06.2021 - 09:02

Gjeorgjiani që pak javë më parë ra në prangat e policisë greke si autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçares Caroline, ka hedhur akuza të forta ndaj “bluve”.

Ai rrëfeu se është torturuar dhe është rrahur keq nga policia greke, që i kërkonte të pranonte krimin.

“Unë kam qenë i lidhur në një karrige për katër ditë. Jam rrahur shumë keq nga policia, më merreshin mendtë dhe kur njëri prej tyre lodhej, vazhdonte tjetri. Ata nuk më pyetën asgjë, thjesht më thanë të rrëfeja se e vrava unë vajzën. Unë nuk e dija për cilën vajzë po flisnin, ndërkohë ata më bërtisnin: Ti e vrave!”, u shpreh gjeorgjiani për kanalin televiziv shtetëror të Gjeorgjisë (Imedi TV).

Intervista është dhënë nga burgu i Korydallos, ku ai po mbahet. Mandej ai tregon: “Pastaj mësova se ajo (Caroline) u vra nga burri i saj dhe se unë u akuzova për vjedhje. Unë nuk kam asnjë lidhje me ndonjë vjedhje. Unë kisha vetëm letra false”.

Disa orë më vonë, pasi shqetësimet bënë jehonë në internet, autoritetet greke dolën me një njoftim. Lidhur me ankesën e një të paraburgosuri të huaj, e cila riprodhohet në media të ndryshme, bëhet e ditur se: “I huaji u gjet duke u përpjekur të largohej nga vendi përmes pikës së kalimit kufitar Kipon. U zbulua se kundër tij kishin dalë prova për përfshirje në një grabitje të një çifti në shtëpinë e tyre në Pikermi. Për këtë arsye ai u transferua në Departamentin e Krimeve të Pronës në Drejtorinë e Sigurisë së Atikës, ku u arrestua me një urdhër-arresti. Personi i arrestuar u ekzaminua gjithashtu nga oficerët e policisë të Departamentit të Krimeve të Përgjithshme të Drejtorisë së Sigurisë së Atikës për çështjen e Glyka Nera. Gjatë qëndrimit në paraburgim, ai kërkoi dhe u ekzaminua nga një mjek, i cili ishte i mendimit se ishte mirë me shëndet, ndërsa nuk kërkoi transferimin e tij në një spital”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kërkoni ndjesë! Krimi nuk u bë nga një shqiptar"

Zv.kryeministri shqiptar kritikon mediat greke

"Do doja të kthehesha në kohë, unë e dashuroja"

Bashkëshorti i cili vrau studenten në Greqi flet për mediat