MENU
klinika

Kuvendi: Kërkuesi nuk gëzon legjitimitet

Rifillon seanca për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

23.06.2021 - 16:07

Pasi iu la kohë palëve për tu njohur me aktet e dosjes, Gjykata Kushtetuese ka rifilluar seancën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Përfaqësuesja e Kuvendit,Mimoza Arbi në seancë thotë se kërkuesi nuk ka legjitimitet për kërkesën.

”Deputetët çmuan se Presidenti me dekretin për anulimin e zgjedhjeve është në shkelje të Kushtetutës. Deputetët nënvizuan se Presidenti ka kryer shkelje të Kushtetutës.”- tha Arbi.

Në këtë rast, paditëse është Voltana Ademi me Shoqatën e Bashkive duke kërkuar shpalljen të paligjshme të zgjedhjeve lokale që opozita i bojkotoi dhe më pas i konsideroi si të njëanshme.

 

 

Po ashtu Arbi thotë se Gjykata Kushtetuese nuk ka juridiksion të shqyrtojë çështje që lidhen me proceset zgjedhore. Deri më tani në seancën që ka filluar prej paradites kanë folur avokati i Ademit, Jordan Daci, këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishaj ndërkohë pas Kuvendit do të flasin përfaqësuesja e qeverisë, Avokati i Popullit, KQZ e Bindja Demokratike.