23.06.2021 - 16:47
Teksa gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nuk ka pasur asnjë viktimë dhe nga mijëra testime vetëm një person është infektuar me covid-19, dy qarqe në vend aktualisht nuk kanë asnjë rast aktiv. Bëhet fjalë për Gjirokastrën dhe Fierin.
Ndërkohë rasti i sotëm i rezultuar pozitiv me covid-19 ka qenë në Kavajë. Trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.
Aktualisht janë 87 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Nga ana tjetër janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,955 që nga fillimi i epidemisë.