MENU
klinika

“Për shqiptarët dielli lind atje ku perëndon”

Rama kritika e ironi për BE-në: Mund të caktojë kushte për ne e data, por Zoti na ka caktuar në…

23.06.2021 - 17:21

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me homologun e tij, Zoran Zaev nuk ka i kursyer kritikat për BE-në, e cila vendosi që mos të hapë edhe këtë herë negociatat për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se BE-ja mund të caktojë kushte dhe data për Shqipërinë, por kurrësesi nuk mund të ndryshohet fakti se vendi ynë është në zemër të Europës.

“Rastësia e solli që në të njëjtën ditë kur duhet të flisnim për atë që nuk ndodhi në Bruksel, të jemi këtu në një forum të rëndësishëm ekonomik. Besoj se kjo është një mundësi për të thënë se çfarëdo ndodh apo nuk ndodh në Bruksel, ne jemi të vendosur që të vazhdojmë me të gjitha forcat për të rritur ekonominë, mirëqenien dhe krenarinë e popujve tanë. BE mund të caktojë detyra për integrimin, mund të caktojë afate, për këto detyra, data, por BE nuk cakton dot as vendndodhjen tonë në mes të Evropës dhe as kulturën tonë dhe identitetin tonë europian dhe as të ardhmen e vendit tonë si europian, në familjen europiane dhe me standarde politike ekonomike europiane.

Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj që në kohën e Gjergj Kastriotit dhe e ka rikonfirmuar këtë me epokën e Rilindjes Kombëtare, për shqiptarët dielli lind atje ku perëndon. Zoti na ka caktuar që te kemi tokën tonë, në zemër të Europës. Kemi një dallim me Zoranin, sepse për mua nuk ka ndodhur asgjë tjetra përveç se BE ka dështuar që të mbajë premtimin dhe të jetë në qëndrimin e duhur. Jeta vazhdon dhe progresi do të vazhdojë me të gjitha forcat, pasi nuk është i imponuar nga jashtë, por nga brenda nesh, bashkëpunimi rajonal do të vazhdojë me të gjitha forcat dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor që janë të gatshme që të shtyjnë përpara pa rezerva, pasi ky rajon është i rrethuar nga kufijtë e BE. Nëse ne nuk e ndryshojmë dot mënyrën e funksionit të BE në raport me ne, ne duhet të ndryshojmë vijimësinë mënyrën e raportit tonë mes nesh. Shkrija e kufijve mes nesh për ta kthyer rajonin tonë në hapësirë të 4 lirive të BE, lirisë së lëvizjes së njerëzve, të mallrave dhe kapitaleve, do vazhdojë pa u ndaluar.”, -tha Rama.

Rama thotë se nuk po humbet gjumin për këtë arsye, pasi ka gjëra shumë më të rëndësishme.

Ai i bën apel BE që kur të jetë gati për të pranuar Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, mjafton ta thonë, pasi dy vendet do të ecin përpara.

”Shkrirja e kufijve mes nesh, që ta kthejmë rajonin në zbatimin e 4 lirive të BE, lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve e kapitaleve. Ne jemi shumë të vegjël për të pasur ekonomi të forta duke qëndruar të ndarë nga njëri-0tjetri, dhe ndryshe ne jemi mjaftueshëm të mëdhenj nëse me njëri-tjetrin e kthejmë rajonin në hapësirë të përbashkët ekonomike.

Nuk ka të bëjë me ne aspak. Ka të bëjë me vetë BE. Nuk jam i shqetësuar dhe nuk është sinqerisht po humbas gjumin për këtë, kam gjëra shumë më të rëndësishme. Ajo çfarë është thelbësore, kemi bërë punën tonë.

 

Si ne ashtu dhe Maqedonia e Veriut kanë thënë që kemi bërë punën tonë. Do të vijojmë të bëjmë punën tonë.
Kur të jenë gati, duhet të na e thonë. Sfida për ne është të ndërtojmë një shtet europian, institucione europiane, standarde europiane, ekonomikisht dhe nga pikëpamja sociale, në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Ballkanin PErëndimor. Kjo është çfarë kërkojnë fëmijët tanë e çfarë meritojnë vendet tona.
Më pas nëse mendojmë të ecim para jam i lutmur, nëse jo nuk jam i palumtur.”- tha Rama.