MENU
klinika

"Kuvendi të mos e miratojë"

Qeveria “gjen” kush pastron paratë, OJF-të kundër projektligjit

24.06.2021 - 10:06

Rreth 140 organizata jo fitimprurëse i bëjnë thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të mos miratojnë sot projektligjin për krijimin e regjistrit elektronik të OJF-ve.

Përmes një deklarate të përbashkët, ata kërkojnë që projektligji të mos miratohet dhe Kuvendi të nis një diskutim për të gjetur konsensus. Organizatat besojnë se projektligji i ri ka gjasa që do të dëmtojë punën e organizatave dhe nuk do të ndihmojë shumë në këtë drejtim. “Për ne, organizatat e shoqërisë civile, projektligji cenon rëndë të drejtën e organizimit vullnetar, parimin e proporcionalitetit në vendosjen e masave shtrënguese si dhe mbivendosjen e tyre, raportimin e dyfishtë dhe parimin e qartësisë ligjore”, thuhet në deklaratë.

“Ne jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e krijimit të regjistrit elektronik, jo vetëm si një nevojë për të adresuar rekomandimet e ‘MONEY- VAL’-it, por mbi të gjitha si një përmbushje e kërkesës shumëvjeçare të vetë sektorit që mundëson vlerësimin e duhur të rolit dhe impaktit të punës së tij.

Çdo nevojë për të adresuar detyrimet ndërkombëtare nga ana e shtetit shqiptar, nuk duhet të cenojë të drejtën e grupeve të interesit për t’u dëgjuar dhe konsultuar nëpërmjet një procesi efektiv”, vijon më tej deklarata. Organizatat jo fitimprurëse janë shprehur kundër projektligjit edhe gjatë procesit të konsultimit publik. Në komentin e tyre në procesin e konsultimit publik, OJF-të mirëpresin ndryshimet në projektligj për të krijuar lehtësi në regjistrimin e tyre, por më tej ata shprehen se projektligji është shumë i paqartë.

“Megjithatë, projektligji duket shumë problematik dhe përmban dispozita të paqarta dhe të sfumuara që mund të prekin lirinë e organizimit dhe të tkurrin veprimtarinë e sektorit. “Në projektligjin e propozuar vërehet si një zhvillim pozitiv për legjislacionin fakti që synon të ulë barrën dhe koston e regjistrimit të organizatave jofitimprurëse, ndryshimeve në regjistrim apo ç’regjistrimit të tyre pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Megjithatë, ajo që bie fillimisht në sy nga relacioni shoqërues i projektligjit është fakti që nuk përmendet marrja si referencë e asnjë modeli apo modeleve ligjesh të ngjas- hme të vendeve të Bashkim-it Europian në hartimin e tij. Në projektligj përmenden rekomandimet e “MONEYVAL”-it, i cili për shkak të specifikave dhe fushës që mbulon ka evidentuar disa çështje që kanë të bëjnë me parandalimin e financimit nga terrorizmi në sektorin e OJF-ve, por në vlerësimin tonë, këto rekomandime kryesisht i referohen politikave të vendit (pra, jo detyrimisht kërkohen ndryshime të natyrës legjislative) dhe jo detyrimisht duhet të sjellin ndryshimin e një ligji të tërë dhe as nuk mund të përgjithësohen për çdo aspekt të regjistrimit të organizatave”, shkruhet në reagimin e mbi 20 OJF-ve në procesin e konsultimit publik.

PROJEKTLIGJI

Projektligji “Për Regjis- trimin e Organizatave Jofit- imprurëse” që është futur në seancën e sotme plenare synon të krijojë një regjistër qendror elektronik të organizat- ave jofitimprurëse. Projektligji është një nismë e Këshillit të Ministrave dhe në rela- cionin e tij thuhet se këto ndryshime janë bërë pas rekomandimit të “MONEYVAL”-it për parandalimin e pastrimit të parave.

“Dhe nga Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (MONEYVAL) është vlerësuar dhe rekomanduar krijimi i regjistrit elektron- ik dhe përmirësimi i procedurave të regjistrimit të OJF- ve. Në Rekomandimet e Raportit është vlerësuar se vendi ynë nuk ka ndonjë politikë të qartë për të promovuar llogaridhënien, integritetin dhe besimin publik në administrimin dhe menaxhimin e OJF-ve, duke pasur një qasje të kufizuar ndaj sektorit të OJF-ve dhe komunitetit të donatorëve për çështjet e financimit nga terrorizmi.

Në raport cilësohet ndër të tjera se nuk ka asnjë dokument mbi praktikat më të mira që të jetë hartuar nga Shqipëria me përfshirjen e OJF-ve, si dhe nuk janë ndër- marrë hapa për promovimin, mbikëqyrjen e riskut ose monitorimin e OJF-ve. Prandaj, kjo nismë sigurisht vjen edhe nga rëndësia e përmbushjes së Rekomandimeve të Komitetit të Ekspertëve të “MONEYVAL’- it lidhur me këtë fushë”, thuhet në relacionin e projektligjit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Raportojnë KLSH, KQZ, në rend dhe një dekret i Metës

Sot mblidhet Kuvendi