Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu në seancën e Kuvendit këtë të enjte prezantoi raportin e punës për këtë institucion për vitin 2020. Sipas këtij raporti, janë evidentuar 76 objekte ku ka pasur shkelje me efekte të konsiderueshme në buxhetin e shtetit.
Këto shkelje, sipas Shehut përbëjnë një dëm ekonomik prej 2.2 miliardë lekësh në buxhetin e shtetit.
“Viti 2020 ka vijuar puna audituese për 145 raporte të auditimi nga të cilat janë evaduar 73. 5 auditime financiare, 28 përputhshmërie, 16 rregullshmërie, 11 auditime tematike. Janë evaduar auditime të ushtruara në 76 objekte ku janë evidentuar shkelje me efekte të konsiderueshme në buxhetin e shtetit, keqadministrimin e pronës publike. Duhet theksuar se me gjithë vështirësitë e pandemisë, KLSH po mundohet të ruajë numrin e lartë të auditimeve financiare ndaj totalit të auditimeve. Janë dhënë opinione financiare për 22% për auditimet, në 16 auditimet e përputhshmërisë dhe rregullshmërisë janë dhënë opinione financiare për 12 auditime. Rezultatet e punës audituese kanë pasur objektiv dhënien e rekomandimeve për përmisimin e institucioneve të audituara nëpërmjet masave organizative.
Treguesit kryesorë të performancës të aktivitetit të KLSH përmendim adresimin e 1430 rekomandime nga të cilat 29 propozime për përmirësim ligjor, 1107 masa organizative dhe 294 rekomandime për masa disiplinore. Shkelje me pasojë dëmi ekonomik. Një total prej 2.2 miliardë lekë ose rreth 17.7 mln euro. Parregullsi dhe paligjshmëri me efekte negative, shkelje e disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subujekteve të audituara në shumën 85.9 miliardë lekë ose afërsisht 694.1 mln euro. 74.5 miliardë lekë në fushën e shpenzimeve. Institucioni ka kërkuar monitorimin në lidhje me raportimin e nivelit të deficcitit të vitit 2019” – tha Shehu.
Ndërkohë i pyetur nga deputeti Zef Shtjefni nëse janë të mjaftueshme 91 auditime të bëra në institucione shtetërore, Shehu u shpreh se ky nuk është tregues i punës së KLSH-së. Ndërsa për persona të përfshirë në abuzime me fondet e shtetit, ai tha se janë në proces hetimi nga prokuroritë përkatëse.
“Ky nuk është tregues në rradhë të parë. Iu referova situatave të paprecedenta kemi bërë të gjitha përpjekjet. Ne jemi palë në një marrëveshje me prokurorinë e shtetit, të përgjithshme dhe atë speciale,. Kemi gjetur një lloj vullneti maksimal nga këto prokurori. Jam optimist që frytet do ndihen në vazhdimësi. Një pjesë e këtyre janë në process hetimi dhe gjykimi. Do i ndjekim në vazhdimësi të procesit” – tha Shehu.