MENU
klinika

Veliaj u heq licencën operatorëve që nuk respektonin standardet

Së shpejti rikthehen abonetë e përgjithshme

24.06.2021 - 17:22

Një lajm i mirë për të gjithë qytetarët, të cilët përdorin më shumë se një linjë të transportit urban në kryeqytet. Burime nga Bashkia e Tiranës bëjnë me dije se abonetë e përgjithshme do të rikthehen sërish shumë shpejt.

Mësohet se një muaj pas heqjes së tyre nga qarkullimi, kohë gjatë të cilës u krye një verifikim i fluksit të linjave të transportit publik, kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdhëruar rikthimin e aboneve të përgjithshme, por edhe ndëshkimin me heqje të licencës për disa nga operatorët që nuk kanë respektuar standardet dhe kanë shkelur rregullat e vendosura nga Bashkia e Tiranës.

Për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve, si dhe nga monitorimet e inspektorëve në terren, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim dhe me GIZ, gjatë muajit qershor realizoi verifikimin dhe matjet për riorganizimin dhe ristrukturimin e shërbimit të transportit.