MENU
klinika

Ja vendimi që u miratua nga Këshilli i Ministrave

Garda e Republikës merr në ruajtje ambasadorin e BE

24.06.2021 - 20:54

Këshilli i ministrave ka miratuar vendimin që Garda e Republikës të marrë në ruajtje ambasadorin e Bashkimit Evropian, Luigi Soreca. Vendimi u miratua pas propozimit të ministrit të Brendshme dhe është botuar ne Fletoren Zyrtare.

Në vendim thuhet që garda do të ruajë ambasadorin dhe objektet ku do të akomodohet apo ushtrojë veprimtarinë.

Vendimi i plotë

VENDIM Nr. 375, datë 23.6.2021 PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA QË RUHEN E MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, pikat 1, shkronja “d”, e 2, shkronja“d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

  1. Garda e Republikës ruan dhe mbron këto personalitete:
    a) Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.
    2. Garda e Republikës ruan dhe mbron këto objekte:
    a) Objektet ku akomodohet dhe ushtron veprimtarinë personaliteti i përcaktuar në shkronjën“a”, të pikës 1, të këtij vendimi.
    3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR  Edi Rama