MENU
klinika

Hije skandali në Gjykatën e Lezhës

Dyshime për falsifikim, kryegjyqtarja kallëzon kancelaren

25.06.2021 - 09:19

Një skandal falsifikimi dokumentesh zyrtare është zbuluar në Prokurorinë e Lezhës.

Një vendim për pushim hetimi është prodhuar dy herë në harkun e 10 ditëve, herë me dijeninë e prokurorit të çështjes e herë pa dijeninë e tij. Sipas burimeve, bëhet fjalë për një kallëzim penal nga kryetarja e Gjykatës së Lezhës, Ornela Naqellari, ndaj kancelares së Institucionit për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Pas verifikimeve, Prokuroria ka vendosur më 27 maj të mos fillojë procedimit penal, pasi prokurori ka dalë në përfundimin se nuk janë konstatuar elementë të veprës penale për të cilat pretendonte kryegjyqtarja e Lezhës dhe vendimi ju është përcjell palëve. Por, 10 ditë më vonë, në 7 qershor, i njëjti vendim është prodhuar sërish dhe protokolluar nga Prokuroria, pa dijeninë e prokurorit të çështjes.

Këto veprime dyshohet se janë bërë për shkak se vendimit të parë i kishte kaluar afati ligjor për ankimim në Gjykatë dhe një vendim i dytë i jepte mundësinë palës paditëse, në këtë rast kryegjyqtares së Lezhës Ornela Naqellari të bënte ankimim për mos fillimin e hetimit.

PROKURORIA

Në këto kushte, organi i akuzës ka regjistruar procedim penal për veprën penale “Falsifikim dokumentesh” dhe hetimet po drejtohen nga prokurori Sabri Kastrati. Në lidhje me këtë çështje janë marrë në pyetje punonjës të Prokurorisë dhe Gjykatës, pasi ka dyshime se këto veprime në shkelje të ligjit janë bërë në bashkëpunim.

I kontaktuar përmes telefonit, prokurori Sabri Kastrati bëri të ditur se po verifikohen të gjitha veprimet dhe praktikat e ndjekura, por ende nuk është arritur të identifikohen personat e përfshirë në këtë skandal. Dokumentacioni i dalë nga Prokuroria, i cili ka mbërritur në Gjykatë, po analizohet dhe në funksion të hetimet.

Pritet të bëhet akti i ekspertimit, pasi ka dyshime se vendimi është falsifikuar. Ndërkohë, vendimi i Prokurorisë për mos fillimin e hetimeve ndaj kancelares është ankimuar në Gjykatën e Lezhës dhe pritet të shqyrtohet në ditët në vazhdim nga gjyqtar, të cilët pritet të caktohen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

HETIMI

Prokurori ka marrë në pyetje punonjës të Prokurorisë dhe Gjykatës, pasi ka dyshimet se këto veprime në shkelje të ligjit janë bërë në bashkëpunim, me qëllim që t’i jepet mundësia kryegjyqtares së Lezhës Ornela Naqellari, që të bëjë ankimin kundër vendimit të Prokurorisë për mos fillimin e procedimit penal, ndaj kancelares së Gjykatës.

Nga ana e Prokurorisë ende nuk është arritur të identifikohen personat e përfshirë në këtë skandal që ka ndodhur brenda institucionit, por po verifikohen të gjitha veprimet dhe praktikat e ndjekura.

Dalja e vendimit të dytë nga Prokuroria i ka dhënë afatet e nevojshme kryetares së Gjykatës së Lezhës Ornela Naqellari që të ankimojë vendimin e Prokurorisë për mos fillimin e hetimeve, ndaj kancelares dhe çështja është regjistruar dhe pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Lezhës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Abuzoi me një vajzë me probleme mendore

Dënohet monstra 75-vjeçare!