MENU
klinika

Lubonja: E parashikova

Gjykata Kushtetuese çoi “30 qershorin” në Venecia, Zheji: Mund të jepnin edhe vendim korruptiv nën presionin e mazhorancës

25.06.2021 - 16:51

Analistët Artur Zheji dhe Fatos Lubonja kanë analizuar në emisionin ‘’Pikat mbi i’’ të Ola Brukos në News24 vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar gjykimin e padisë së Presidentit Meta për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 dhe për t’iu drejtuar me opinion Komisionit të Venecias.

Lubonja thotë se e kishte parashikuar diçka të tillë pasi në emisionin e kaluar Gjykata Kushtetuese i kishte dhënë premisa pozitive.

Ndërkohë Zheji thotë se është më mirë ky vendim, sesa të merrte një vendim tjetër korruptiv nën presionin e mazhorancës.

PYETJA: A janë shqiptarët një komb në zhdukje?

 

 

ARTUR ZHEJI: Tani kjo nuk është pyetje, por horizont i madh. Pikëpyetje esenciale, historike. Por lidhet me thelbin të paktën të analizës që bëj unë, se ne nuk është se jemi duke analizuar situatën në Shqipëri, apo po marrim në gjykim kryeministrin, ministrat, korrupsionin, regresin, gabimet, fajet. Thjesht për një ushtrim mendor, estetik për një qëllim në vetvete. Në fund të fundit finalja është vendi ynë, nuk e mohojmë.
Ka shumë dhembshuri të pashprehur, ka shumë patriotizëm në dhimbjen sociale, analizën sociale, rrugëtimin së vërtetës. Por pa thënë që jemi dmth ngushtësisht nacionalistë, por aman për Shqipërinë po.

Thënë kjo në fakt disa herë Lubonja e ngacmoi këtë gjë, jo frontalisht, por me elegancë me spond, por i bie në qendër. Këtu kapitalizmi primitive shqiptar është gati ta boshatisë Shqipërinë e ta bëjë kategori biznesi.
Arsyeja madhore ndoshta pse jemi shqiptarë, pse jemi një kombi pazhdku,r kapitalizmi i ri shqiptar me këtë mënyrë është gati ta zhbëjë, të marrë bangladeshas e afrikanë, me 1-2 dollarë janë të lumtur në ditë.
Në këtë këndvështrim është një temë e mbështetur drejt dhe saktë.

FATOS LUBONJA: Tema është shumë e gjerë, po e filloj me citimin që më bëri Zheji për bangladeshasit. Padyshim që ne kemi një ndjenjë identiteti e përkatësi si shqiptarë, nuk duam të zhduket. Pavarësisht se nuk jam dakord me tezën e Zhejit që është i zhdukur për mijëra vjet. Shqiptarët në Perëndorinë Osmane kanë qenë më shumë osmanë se shqiptarë. Kur ndërtohet kombi ndërkohet dhe identiteti. Unë kombin e lidh me shtetin. Jam i tezës që shqiptarizmi si lëvizje në fund të shekullit të 19-të ka lindur tezën e Shqiptarisë. Jo e kundërta. Identitetet ndryshojnë, në komunziëm ishim komunistë, tani jamë europianistë. Brenda kësaj Shqiptarie e shqiptarizmi, unë jam nga ata për ta luajtur si kulturë, si përkatësi, pasuri e botës etj, dhe si një ndjenjë që ka të bëjë me rrënjët e mia.
Do të citoj një filozof, e them këtë do shkatërrohet, do bëhet. Filozofi ka ndërtuar një metaforë, kur kërcëhej bota nga armët bërthamore. Ka marrë atë arkën e Noes. Zoti e kishte vendosur apokalipsin.
Bandladeshasit që vijnë këtu, është vdekja e shqiptarëve. Unë e shikoj shumë problem, pikërisht për rrënjët që kemi, kulturën që kemi, kuptimin e jetës që kemi. Sepse edhe në botë ky, kthimi i njeriut në mjet është kundraqëllimi. Kemi qëllime kulturore, të bëjmë ca libra, të na i lexojnë ata shqiptarët.
Të ruajmë atë kulturën tonë. Vdekja e kombit është kulturë, edhe gjuha varfërohet, zhduket po u vërferua.

ARTUR ZHEJI: Po e ndjek aty ku e la Lubonja Noeja që hyn tek të zgjedhurit e Zotit pati privilegjin që i foli Zoti përpara. Ne na flet arsyeja, nuk na flet Zoti. Arsyeja na thotë që raporti i forcave destructive dhe negative që mbizotëron në vend do të çojë në përmbytje, zhbërje, shkombëtarësim, humbjen shpresojmë jo fundore të identitetit. Shumë elemente të identitetit po zhduken.
Mund të jepnin një vendim korruptiv, nën presionin e supermazhorancës që ti bënin qejfin shefave. Fakti që e bënë me dy pasa, e çuan në Venecia, është më mirë që t’ia prisnin kokën dashit vetë. Më shumë mirë se keq.
Dua të them që, dua ta mbroj që zeniti i pushtetit të antipushtetit të zhvillimit të asaj që do të donim ne, besoj se po shkon drejt një perëndimi të lehtë, të padukshëm.
Ka dhe njerëz që nuk na kuptojnë, kriticizmi.