MENU
klinika

Aty ku nisi gjithçka...

Arbana Osmani kthehet në shtëpinë e saj të vjetër!

26.06.2021 - 10:40

Arbana Osmani nisi rrugëtimin e saj në gazetari me punën në Top Albania Radio. Ditën e sotme pas 22 vitesh ajo është rikthyer në radion që i mësoi gjithçka mbi gazetarinë dhe shumë e emocionuar ka ndarë pamjet me ndjekësit në Instagram.

Arbana Osmani ka treguar se në 3 korrik 1999 bëri audicionin e parë në Top Albania Radio ku u përzgjodh për t’u bërë pjesë e stafit. Aty ajo kaloi pjesën më të madhe të karrierës së saj dhe emocionohet njësoj si ditën e parë kur shkel në të. ndonëse Top Albania Radio është bërë me zyra të reja, Arbana ka gjetur disa copëza të vjetra, si mikrofoni i parë dhe mikseri i famshëm, që i kanë sjellë në mendje shumë kujtime.

Ajo është emocionuar shumë nga ky moment dhe në postimet në Instagram është shfaqur me sy të përlotur. Arbana ka sugjeruar që radio të jetë në guidat e qytetit për çdo turist dhe të ri që vjen në kryeqytet, për ta vizituar dhe parë nga afër historinë shumë vjeçare të saj.

Kujtojmë se kohët e fundit Arbana Osmani është përfolur se do të jetë prezantuese e “Big Brother Albania”. Këtë gjë e konfirmoi dhe vetë ajo disa ditë më parë pas përfundimit të Gjithashtu pas përfundimit të programit “Dua të të bëj të lumtur”. Ajo publikoi në Instagram një foto të saj, në të cilën pyeti ndjekësit: “Atëherë, çfarë është e radhës?”. Dhe të gjithë ishin të të njëjtit mendim se projekti i radhës i moderatores është “Big Brother VIP”.

Arbana publikoi në Instastory një pjesë të përgjigjeve dhe ra në sy fakti se të gjithë kanë thënë të njëjtën gjë.

“A mund ta besoni se kam mijëra mesazhe me të njëjtën përgjigje. Po si nuk thotë njeri bëja ca pushime”, shkroi Arbana përkrah përgjigjeve, duke konfirmuar në një lloj mënyre se ajo do të jetë drejtuesja e “Big Brother VIP”.