MENU
klinika

Analizë Ekonomike

A është ky momenti për fiskalizim?

26.06.2021 - 16:39

Dr (c). Igli Tola,

Pedagog, Fakulteti i Ekonomisë UT

Dje teksa po zhvillonim Mbrojtjen e Praktikave me studentët e Masterit, diskutimi derivoi me të drejtë te ‘çështja më e nxehtë’ për biznesin këto ditë: Fiskalizimit.

Shumë studentë që janë ose intern, ose të punësuar nëpër: zyra kontabiliteti, kompani private si ekonomist/e, Big 4 etj shprehnin shqetësimin se si ta dhe subjektet ku punonin ishin në amulli totale (të papërgatitur) për procesin e Fiskalizimit, që nis javës tjetër.

Për 5 ditë nis aplikimi i Fiskalizimit (ose siç njihet ndryshe lëshimi i faturave elektronike) te kompanitë që kanë marrëdhënie tregtare B2B (biznes me biznes). Një proces i rëndësishëm si për të vendosur në ‘shinat’ e formalizimit ‘bizneset e pabindura’ dhe për të rritur të ardhurat në arkën (buxhetin) e shtetit; ama ‘pikëpyetjet’ dhe dilemat në kokat e biznesit që janë të shumta, duhet të ishin ‘kthjelluar’ disi përpara.

Mirë u vendos të jemi vendi i vetëm në Rajon që implementon një proces kaq të sofistikuar për monitorimin e aktivitetit të operatorëve ekonomikë (vetëm Italia po zbaton aktualisht një projekt pilot të ngjashëm); por as nuk u shoqërua Projekt-ligji me ndonjë studim fizibiliteti, kostosh dhe përfitimi nga zbatimi i tij.

Biznesi dhe përfaqësuesit e tij duhen dëgjuar e përfshirë në çdo proces që lidhet me to dhe ekonominë në tërësi, sepse nuk janë thjeshtë ‘lopa që milet’ për të mbushur buxhetin. Minimalisht trajnime paraprake, asistencë përgjatë një periudhe kohore që nga fillimi i implementimit (apo kërkesa/nevoja të tjera të parashtruara) të ofrohet nga Administrata. Sepse duam apo s’duam ne: mbulimi me internet i territorit është problematikë, shitësit/arkëtarët nuk i kemi me nga 2 Fakultete dhe Master në IT etj.

Siç thotë populli ynë i mençur: “Të sajohemi me këto që kemi” dhe “Mos të kërkojmë qiqra në hell”.

PhD(c). Ll M. Igli Tola
Pedagog, Ekspert Ekonomik

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


ANALIZË EKONOMIKE

Ne taksapaguesit dhe shteti

Igli Tola, Pedagog Ekonomie

‘Lavanteria’ Albania